Home / Feja / Zemrat gjejnë qetësi …!?

Zemrat gjejnë qetësi …!?

Zemrat gjejnë qetësi …!?
Qetësohen nga mërzia dhe trishtimi, duke mos iu frikësuar asgjëje dhe duke jetuar të kënaqura, pasi janë kënaqur me Zotin dhe Kujdestarin e tyre.
Ato qetësohen nga ankthi, duke u stabilizuar pas destabilizimit, duke u bashkuar pas përçarjes dhe duke gjetur karar pas luhatjes.
Ato qetësohen pas shkapërderdhjes duke u grumbulluar dhe orientuar.
Ato qetësohen nga hilet dhe pusitë e shejtanit, qetësohen dhe sigurohen nga fuqia e pasionit, ngacmimet e armikut, dredhitë e kundërshtarit dhe ligësia dashakeqit.
Për zemrat, nuk ka ilaç më të dobishëm se përkujtimi i Zotit.
Sado ti plotësohen zemrës dëshirat dhe qejfet e saj, nëse i mungon dhikri (përkujtimi) i Zotit, ato janë të stresuara, të hallakatura, të frikësuara, të trishtuara, të mërzitura, të trazuara dhe të turbulluara.
Zoti refuzon ta qetësojë dikë që kundërshton dhe shkel ligjet e Tij dhe ta ngushëllojë dikë që rend pas epsheve të tij.
E si mund të qetësohet dikush që marrëdhëniet me Zotin i ka të shqyera?
Si mund të qetësohet dikush që me Krijuesin e tij është në mëri?
Si mund të ngushëllohet dikush që ka harruar Kudestarin e tij absolut, i ka kthyer shpinën Librit të Tij, ka neglizhuar urdhëresat dhe ka shkelur kufijtë e Tij?
Qetësia e zemrës është lumturia pas të cilës rendin të gjithë dhe kërkohet nga të gjithë. Dikush e kërkon tek pasuria, duke mbledhur e vënë prona e para pafund. Por paraja pa besim sjell vetëm vuajtje, ajo është rrënim pa bindjen ndaj Zotit.
Ka të tjerë që e kërkojnë lumturinë tek postet, duke sakrifikuar gjithçka në shërbim të karrierës. Por me ta shtënë në dorë postin aq shumë të dëshiruar, pa besim, është zhgënjyer dhe i është shndërruar në burg.
Ka të tjerë që e kanë kërkuar lumturinë nëpërmjet argëtimit, muzikës, poezisë, pasionit etj… por që kurrë nuk e arriti dot, sepse e larguan nga adhurimi dhe besimi i Zotit.
Ty që të kanë mbuluar retë e halleve e telasheve, shpëtimin e ke tek përkujtimi dhe dhikri i Zotit, vetëm kështu mund të lumturohesh. Ty që të është trazuar zemra dhe ke humbur fillin, përkujto Zotin që të gjesh prehje dhe qetësi.
Përkujtimi i Zotit është ilaç, shërim dhe dobi, ndërkohë që përkujtimi i çdo gjëje tjetër të sëmur dhe të bën të vuash. Përkujtimit të Zotit, i mjafton si nder dhe vlerësim fakti që është adhurimi i vetëm që do të ekzistojë edhe në xhenet.
Atij i mjafton si shpërblim fakti që është vepra më e mirë.
Ai është jetë, por një i droguar dhe i vdekur nuk ndjen.
Përkujtimi i Zotit është prehje, siguri dhe qetësi, por një gjynahqar i mbytur në gjynahe dhe një i degjeneruar nuk e njohin.
O Zoti im shkule nga zemra ime dashurin e gjerave qe nuk e do Ti!

Check Also

Video: 🎋 Nëse e Ke Zemrën Të Gjallë e Ndjen Këtë Recitim 🎋 Një Recitim i Fuqishēm i Kur’anit 🎋 Ky Këndim Dridh Zemrat e Ngurta 🔹SHPRËNDAJE🔹 🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹

🎋 Nëse e Ke Zemrën Të Gjallë e Ndjen Këtë Recitim 🎋 Një Recitim i …