Home / Troje Shqiptare / Kosova / Zaev pritet me ceremoni zyrtare në Ankara
Like faqes ne Facebook

Zaev pritet me ceremoni zyrtare në Ankara

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zarev ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi.

Ai u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri i Turqisë Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım).

Ceremonia e pritjes u mbajt në rezidencën Çankaya në Ankara ndërsa filloi me këndimin e himneve të të dyja vendeve.

Kryeministri Zaev më pas përshëndeti gardën e nderit.

Pas prezantimit të delegacioneve të të dyja vendeve, Zaev dhe Jëlldërëm kaluan në takimin kokë më kokë dhe atë mes delegacioneve.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri, Hakan Çavushollu (Çavuşoğlu) dhe personalitete të tjera përkatëse. (AA)

Like faqes ne Facebook

Check Also

Sulltanesha shqiptare Safija, një nga gratë më të fuqishme në historinë e Perandorisë Osmane

Arbëria ka luajtur një rol të madh në drejtimin e Portës së Lartë. Numërohen jo …