Home / Feja / XHEHENEMI ESHTE PER PABESIMTARET

XHEHENEMI ESHTE PER PABESIMTARET

XHEHENEMI ESHTE PER PABESIMTARET

Xhehenemi eshte nje vende qe Allahu e ka krijuar per njerezit e keqinje,per ata qe i kane bere Atij shirk apo i kane mohuar urdheresat dhe ndalesat e Tija. Ne Xhehenem nuk shkohet per shkak te inateve apo qefeve te dikuj,por,per shkak se Krijuesi vendos nje gje te tille.Nuk eshte me rendesi perkatesia jote kombetare,ngjyra,pozita apo vendi.kush eshte treguar i padegjueshem karshi Allahut,vendi i tij eshte xhehenemi.
Per ta shiju me shume denimin,Zoti do te ndryshoj fizionomine e banoreve te saj.
Kur banorët e Xhehenemit të hyjnë në të, ata do të jenë me përmasa gjigande, në një formë që kurrkush s’mund ta kapë, përveç Atij që i krijoi. Sipas një hadithi të transmetuar nga Ebu Hurejre, i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) tha:
“Largësia mes krahëve të qafirit në Xhehenem do të jetë sa
udhëtimi treditësh i një kalëruesi të shpejtë”.
Ebu Hurejre transmetoi se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue
selam) tha:
“Dhëmballa apo dhëmbi i syrit i qafirit do të jetë sa (kodra)
Uhudi, ndërsa trashësia e lëkurës së tij do të jetë sa një udhëtim
treditësh” Kjo është transmetuar nga Ahmed, i cili ia atribuon pejgamberit (salallahu alejhi ue selam), por Zejdi nuk pohoi ta ketë dëgjuar këtënga pejgamberi (salallahu alejhi ue selam). Shejh Albani tha qëisnadi i tij është sahi, sipas Ibn Maxhes dhe Ahmedit; Silsileh elHadith es-Sahiha 4/131.
Ebu Hurejre transmetoi se pejgamberi (salallahu alejhi ue selam)
tha:“Dhëmballa apo dhëmbi i syrit i qafirit do të jetë sa (kodra)
Uhudi, ndërsa trashësia e lëkurës së tij do të jetë sa një udhëtim
treditësh” Muslim 4/2189, et-Tirmidhi, el-Hakim, Ibn Maxheh dhe Ahmed
Zejd ibn Erkam tha:
“Njeriu që është përcaktuar për Xhehenem, do të bëhet i
stërmadh si përgatitje për të; një dhëmballë e tij do të jetë sa
kodra e Uhudit”.
“Krahu i tij do të jetë sa el-Bejda, kofsha e tij do të jetë si Werkani
dhe vendi që ai do të zërë do të jetë sa largësia mes meje dhe erRebdhe” El-Hakim dhe Ahmed. Silsileh el-Hadith es-Sahiha 4/94. el-Bejda mund të jetë emër i ndonjë kodre.
Ky shtim i përmasave të trupit të qafirit do ta shtojë vuajtjen e tij.
Duke e komentuar hadithin e transmetuar nga Muslim lidhur me
këtë temë, en-Neueui tha:“Krejt kjo është me qëllim të shtimit të vuajtjes, dhe kjo është e mundur për Allahun fuqimadh. Ne duhet të besojmë në këtë, sepse i vërteti (pejgamberi) na ka treguar për këtë” Sherh en-Newewi ala Muslim (17/186).
Ibn Kethiri në komentimin e këtij hadithi tha:
“(Kjo bëhet) Në mënyrë që ndëshkimi dhe vuajtja të jenë më të
mëdha, meqë Allahu i madhëruar i cili është i ashpër në
ndëshkim, thotë:‘… që ata të shijojnë ndëshkimin’. (4:56)”

Allahu na ruajte prej zjarrit xhehenemit,e na befte prej banoreve te xhennetit!

 

Check Also

“Qëllimi i Mianmarit është shkatërrimi i muslimanëve të Arakanit”

Në Stokholm u mbajt konferenca dyditore mbi Arakanin në të cilën u tha se shtetet …