Home / Fokus / Xhamia e Pajtimit në Bubavec të Malishevës është shpallur Xhami-Muze
Like faqes ne Facebook

Xhamia e Pajtimit në Bubavec të Malishevës është shpallur Xhami-Muze

Xhamia e Pajtimit në Bubavec të Malishevës është shpallur Xhami-Muze. Këtë e ka bërë me dije  imami Mulla Xhevat Kryeziu. Ky vendim është marrë nga Bashkësia Islame e Kosovës me seli në Prishtinë, pas kërkesës që për këta e kishte bërë Këshilli për Pajtimin e Gjaqeve, në nivel të Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që në të njëjtin lokacion të kësaj xhamie të ndërtojë një xhami tjetër ku besimtarët do t’i kryejnë obligimet dhe ritet fetare. Në lokacionin e kësaj xhamie në vitin 1990 ishte mbajtur njëri ndër tubimet më të mëdha në Kosovë për pajtimin e gjaqeve e ngatërresave ku ishin falur rreth 50 gjaqe e shumë ngatërresa ndërmjet shqiptarëve të rrethinës. Mysafir i shpeshtë i kësaj xhamie në vitet e nëntëdhjeta në funksion të organizimeve të pajtimit ndërshqiptar para fillimit të luftës për liri ka qenë kryepajtimtari  i Koosvës, Anton Çetta i cili e ka patur për bashkëpunëtor të ngushtë imamin e Xhamisë së Bubavecit, Mulla Xhevat Kryeziun. Xhamia e Bubavecit të asaj kohe të bujshme është frekuenntuar edhe gnga e jithë bota akademike e vënë në funksion të pajtimit kombëtar.

Për shkak të rolit kombëtar të Xhamisë së Bubavecit, ajo ishte shndërruar në një “halë në sy” për regjimin serb në vitet e nëntëdhjeta.

Në shenjë hakmarrjeje forcat kriminale serbe posa u ishte dhënë rasti, më 22 gusht 1998 ia kishin vënë zjarrin asaj, ndërkohë që menjëherë pas luftës ishte bërë renovimi i saj.

Kreu i Bashksisë Islame për degën e Malishevës, Mulla Xhevat Kryeziu tashmë po punon intenzivisht që Xhamia e shpallur Muze të marr rolin e saj konform emrit dhe rolit të ri.

“Ne po punojmë tani të mbledhim e sistemojmë materiale e fotografi nga koha e pajtimit, nga koha e luftës së shenjtë të UÇK-së dhe gjithë historisë sonë të lavdishme. Brenda Xhamisë-Muze do të vendosen fotografitë e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Adem Jasharit, Ismail Qemalit, Fehmi Lladrovcit, Anton Çettës e shumë atdhetarëve që u sakrifikuan për lirië që e gëzojmë sot”, ka thënë për portalin ONLINE, Mulla Xhevat Kryeziu i cili me shumë vullnet e energji vazhdon të punojë në afrimin dhe pajtimin e shqiptarëve kudo që ka konflikte e ngatërresa.

Ai u bënë thirrje qytetarëve që eventualisht posedojnë ndonjë dokument, fotografi apo çfarëdo materjali nga puna e Xhamisë së Bubavecit ta kontaktojnë atë në mënyrë që ato të arkivohen në muzeun e ri./Portali ONLINE/

Like faqes ne Facebook

Check Also

Lavrov: Rusia nuk duhet të veprojë ‘dhëmb për dhëmb’ pasi Facebook ndalon mediat ruse

Sergej Lavrov thotë se është kundër kundërshtimit te mediave të huaja në Rusi pas ndalimit të Facebook të faqeve të …