Home / Bota / “Vendet Arabe i janë bindur idesë se mund të qëndrojnë së bashku me Izraelin kundër Iranit”

“Vendet Arabe i janë bindur idesë se mund të qëndrojnë së bashku me Izraelin kundër Iranit”

Në artikullin e tij me titull “Përtej normalizimit të lirë me Izraelin”, shkrimtari i gazetës Al Halixh Al Xhadid, Muhammed el Minshavi pyeti se “Pse Trump ka ndërmarrë hapat të cilët nuk i ka ndërmarrë asnjë president i Amerikës më parë”.

El Minshavi i cili vuri në dukje vizitën e princit të Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman, presidentit egjiptian Abdel Fattah el-Sisi dhe liderëve të tjerë arabë në Amerikë, tha se Trump u foli udhëheqësve arabë rreth marrëveshjes së paqes Palestinë-Izrael, të njohur si ‘Marrëveshja e Shekullit’ dhe i bindi ata për këtë marrëveshje.

Muhammed el Minshavi i cili rikujtoi se Trump ka njoftuar se do t’a lëvizë ambasadën amerikane në Jeruzalem në muajin dhjetor dhe se atë e lëvizi nga Tel Avivi në Jeruzalem me 14 maj, theksoi se në ditën e lëvizjes së ambasadës amerikane kanë humbur jetëm mbi 60 palestinezë në Rripin e Gazës dhe shtroi pyetjen se “Çfarë bënë arabët kundër këtyre ngjarjeve?”

Në artikullin e tij në gazetën Al Halixh Al Xhadid, Muhammed el Minshavi u shpreh: “Çfarë bënë arabët kundër këtyre ngjarjeve? A reaguan ashpër vendet arabe për lëvizjen e ambasadës (në Jeruzalem)? Jo. A i dënuan ashpër? Jo. A i thirrën vendet arabe ambasadorët amerikan? Jo. A i hoqën vendet që kanë marrëdhënie diplomatike ambasadorët nga Izraeli? Jo. A i ndërprenë vendet arabe marrëdhëniet diplomatike me Uashingtonin? Jo.”

Muhammed el Minshavi i cili në artikullin e tij bëri kritika të ashpra ndaj vendeve arabe, u shpreh: “Trump kishte për qëllim t’a hiqte çështjen e Jeruzalemit nga tryeza duke e pranuar Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Ndërsa, vendet arabe miratuan pikëpamjen e Trumpit për largimin e Jeruzalemit nga tryeza. Sepse sipas tyre, Jeruzalemi qëndronte si një pengesë për përparim.”

Si ndryshuan kushtet që Trump të nënshkruaj vendimin për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, kur pavarësisht se në vitin 1995, kongresi amerikan vendosi se Jeruzalemi është kryeqyteti i Izraelit, Clinton, Bush dhe Obama e shtyen miratimin e këtij vendimi duke e cilësuar si ‘interesa kombëtare’? Muhammed el Minshavi ndryshimin e këtyre kushteve e shpjegoi kështu: “Mendoj se përgjigja është kjo: SHBA-ja e dinte se nuk do të kishte ndonjë përgjigje politike apo diplomatike nga Arabia dhe vendet islame. SHBA-ja ka përgatitur një mjedis politik në mënyrë që vendet arabe të mos interesohen për çështjen palestineze dhe Jeruzalemin. Udhëheqësit arabë tani mendojnë se Irani është rreziku i vetëm dhe ata i janë bindur idesë se arabët mund të qëndrojnë së bashku me Izraelin kundër Iranit. Natyrisht se nuk është qudi që Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shumë vende arabe gëzohen për tërheqjen e Uashingtonit nga Marrëvesha Bërthamore me Iranin.”

Burimi : T.News.Agency/ ML

Check Also

Korçë: U përzënë nga fëmijët, myftinia e merr në kujdesje çiftin e të moshuarve

Rasti i një çifti të moshuarish të pëzënë nga shtëpia prej djalit të tyre, ngjarje …