Home / Feja / Vazhdon shpërndarja e mishit të kurbanit nga Shoqata “Bereqeti”

Vazhdon shpërndarja e mishit të kurbanit nga Shoqata “Bereqeti”

Prishtinë, 19 shtator 2018

Shoqata humanitare “Bereqeti” e cila është organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës ka vazhduar me sukses të plotë sipas agjendës së paraparë shpërndarjen e mishit të kurbanit.

Drejtori i kësaj shoqate, z. Fitim Flugaj tha se çdo gjë deri më tani ka shkuar sipas planit të paraparë dhe pa asnjë pengesë të theksuar dhe se amaneti i besimtarëve tanë, qoftë brenda apo edhe jashtë Kosovës po shkon në vend. Ai tha se përfitues të mishit të kurbanit fillimisht kanë qenë qytetarët e komunave, përkatësisht Këshillat e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe atë si vijon:

Këshilli i BI në Prishtinë 200 pako, 4000kg.                                                                                                                                                        Këshilli i BI në Podujevë 120 pako, 2400 kg.Këshilli i BI në Fushë Kosovë 110 pako, 2200 kg.Këshilli i BI në Drenas 100 pako, 2000 kg.Këshilli i BI në Lipjan 100 pako, 2000 kg.Këshilli i BI në  Obiliq 100 pako, 2000 kg.

Kjo shpërndarje u bë më 31 gusht nën mbikëqyrjen e drejtorit të shoqatës “Bereqeti” z. Fitim Flugaj dhe ndihmësit të tij z. Xheladin Fazliut.

Aksioni më pas ka vazhduar në Këshillat e BI-së të këtyre komunave:

Këshilli i BI në Skenderaj 110 pako, 2200 kg.Këshilli i BI në Pejë 218 pako, 4360 kg., bashkë me kuzhinën humanitare në Pejë “Bereqeti”Këshilli i BI në Deçan 110 pako, 2200 kg.Këshilli i BI në Istog 110 pako, 2200 kg.Këshilli i BI në Gjakovë 110 pako, 2200 kg.Këshilli i BI në Klinë 110 pako, 2200 kg.

Kjo shpërndarje u bë më 3 shtator nën mbikëqyrjen e drejtorit të shoqatës “Bereqeti” z. Fitim Flugaj dhe ndihmësit të tij z. Xheladin Fazliu.

Kurse më 13 shtator  aksioni i shpërndarjes së mishit të kurbanit ka vazhduar në Këshillat e BI në këto komuna:

Këshilli i BI në Mitrovicë 200 pako, 4000 kg.+10 pako, 200 kg. për kuzhinën humanitare të BIK-ut Mitrovicë.Këshilli i BI në Vushtrri 168 pako, 3360 kg.Këshilli i BI në  Gjilan 200 pako, 4000 kg.Këshilli i BI në Viti 110 pako, 2200 kg.Këshilli i BI në Dragashi 200 pako, 4000 kg.Këshilli i BI në Malishevë 110 pako, 2200 kg.

Duhet theksuar se nën organizimin dhe mbikëqyrjen e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës është bërë prerja e kurbaneve që janë porositur nga besimtarët e vendit dhe të diasporës.

Mishi i kurbaneve është përgatitur, paketuar dhe së shpejti do të shpërndahet edhe institucioneve tjera  të BIRK-ut, medreseve dhe institucioneve tjera publike si dhe nevojtarëve.

Check Also

Janë gjetur varreza masive të 500 personave të vrarë nga ISIS-i në Rakka

Janë gjetur varreza masive të 500 personave të vrarë nga ISIS-i në qytetin Rakka të …