Home / Bota / Turqia nesër voton për Presidentin dhe Kuvendin e ri

Turqia nesër voton për Presidentin dhe Kuvendin e ri

Turqia nesër do të dalë në votim për të përcaktuar presidentin dhe kuvendin e ri të legjislaturës së 27-të.

Në këto zgjedhje në vend do të votojnë 56 milionë e 322 mijë e 632 votues, të cilët do të votojnë në 180 mijë e 65 qendra të votimit.

Votuesit e regjistruar në listat e votimin jashtë vendit do të mund të votojnë nesër në vendkalimet kufitare deri në orën 17.00.

Zgjedhësit do të votojnë nesër mes orës 08.00-17.00 në qendrat e votimit në mbarë Turqinë.

Në qoftë se votuesit kanë mbërri në qendrën e votimit deri në orën 17.00 dhe janë duke pritur në radhë për të votuar, do të përdorin votën e tyre pasi të jenë numëruar nga ana e kryetarit të qendrës së votimit.

Në këto zgjedhje për herë të parë do të zbatohet një aplikacion kutisë mobile të votimit për personat e sëmurë, të cilët nuk mund të dalin në qendra të votimit.

Në këtë kuadër këto kuti do ti dërgohen votuesve të cilët deklarohen se nuk mund të dalin në votim për shkak të sëmundjes.

Bëhet e ditur se në kuadër të këtij zbatimi janë në dispozicion 303 kuti të votimit për 17 mijë e 258 votues që përfitojnë nga ky kriter.

Në zgjedhjet presidenciale garojnë 6 kandidatë.

Në ditën e votimit të gjitha transmetimet në lidhje me zgjedhje do të lejohen pas orës 21.00, por këto transmetime do të mund të bëhen edhe më herët në rast se vlerësohet si e nevojshme nga ana e Këshillit të Lartë Zgjedhor./ trt

Check Also

A ka ndonjë vlerë duaja e ditës së Arafatit për ata që nuk janë në haxh?

Pyetja: A pranohet duaja e ditës së Arafatit për ata që nuk janë në haxh? …