Home / Bota / Turqia: Do ishte mirë që liderët afrikanë të bisedojnë me ne para marrëveshjes për emigrantë me BE-në

Turqia: Do ishte mirë që liderët afrikanë të bisedojnë me ne para marrëveshjes për emigrantë me BE-në

Ministri për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe kryenegociatori i Ankarasë me Brukselin, Omer Çelik bëri të ditur se do të ishte mirë që liderët afrikanë të bisedojnë me Turqinë para nënshkrimit të ndonjë marrëveshjeje me BE-në për zgjidhjen e problemit të emigrantëve.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, ministri Çelik paralajmëroi liderët afrikanë në lidhje me deklaratat e politikanëve evropian për zgjidhjen e problemit të emigrantëve duke planifikuar të ndërtojnë “qendra rajonale të evakuimit”, në Afrikë.

Në reagimin e tij ndaj deklaratës së Kryeministrit të Holandës, Mark Rutte se me vendet e Afrikës do të mund të bëjnë marrëveshje të ngjashme sikurse ajo me Turqinë për të marrë nën kontroll dyndjen e emigrantëve, ministri Çelik tha: “Dua ti paralajmëroj miqtë tanë afrikanë ndaj propozimit të Rutte-it. Do të ishte mirë të bisedojnë me ne para se të bëjnë ndonjë marrëveshje. Ne do t’ju shpjegojmë se me cilat arsyetime estetike BE-ja nuk iu përmbajt premtimeve të dhëna me marrëveshjen e 18 marsit”.

Duke e vënë në dukje se zyrtarët afrikanë do të përballen me vizita të shpeshta të nivelit të lartë të përfaqësuesve të BE-së dhe nga vendet anëtare të hapura për bashkëpunim, deri në nënshkrimin e marrëveshjes, ministri Çelik tha: “Do të japin premtime serioze dhe do të prononcohen me fjalime të gjata për rëndësinë e bashkëpunimit”.

“Ky qëndrim do të vazhdojë deri në marrjen nën kontroll të valës së emigrantëve”, bëri të ditur Çelik, ndërsa paralajmëroi me këto fjalë: “Pas marrjes nën kontroll të valës së migrimit, do të shohin se premtimet e dhëna nuk përmbushen. Do të ballafaqohen me arsyetime estetike dhe gënjeshtra për mospërmbushjen e premtimeve të dhëna”.

Ministri Çelik tërhoqi vëmendjen se këto “gënjeshtra” fillimisht do ti thotë Kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz dhe vijoi me këto fjalë: “Pas tij do të vazhdojnë vendet, në krye të të cilave ndodhet partitë e djathta ekstreme ose ato ku këto parti janë në vendin e dytë. Ndërkaq vendet e BE-së do të thonë se ‘Ne nuk mund të marrim vendim të përbashkët, na vjen shumë keq’”.

Deklaratën e kreut të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ku ai thotë se “Ne nga Brukseli nuk mund të vendosim për vendet e Afrikës Veriore. Kjo do të dërgonte mesazh të gabuar sikur ‘Ne po bëjmë kolonializëm’”, ministri Çelik e vlerësoi si një përcaktim të saktë, ndërsa vijoi kështu: “Këto fjalë të Juncker-it duhet të adresohen. Fjalët e paadresuara nuk kryejnë punë. Në vend që kjo çështje të menaxhohet duke ndërtuar ura, këto fjalë duhen thënë mendjes që mblidhet duke thurur mure përpara çështjes së emigracionit”.

Ai theksoi se do të ishte një fillim i mirë nëse Juncker i thotë këto fjalë Kurz-it, i cili bënë ksenofobi, ndërsa shtoi se “Tani është koha që BE-ja të mos flet pa adresim. Problemi nuk qëndron në kopsht, por në kuzhinë. Ata që ndodhen në kuzhinë bëjnë përpjekje që BE-në ta kthejnë në Republikë të Weinmar-it. Ksenofobia është vetëm një arsyetim i këtyre racistëve”./ trt

Check Also

A janë të shkruara në Leuhi Mahfudh (Pllakën e Ruajtur) furnizimi dhe martesa?”

Pyetje: “A janë të shkruara në Leuhi Mahfudh (Pllakën e Ruajtur) furnizimi dhe martesa?” Përgjigje: …