Home / Feja / TRIDHJETË SHKAQET PËR TË HYRË NË XHANNET

TRIDHJETË SHKAQET PËR TË HYRË NË XHANNET

TRIDHJETË SHKAQET PËR TË HYRË NË XHANNET

Hyrje

Me të vërtetë falënderimi i takon All-llahut xh.sh. Atë e adhurojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtjen e All-llahut xh.sh. nga të këqijat e vetvetes dhe të këqijat e punëve tona. Atë që e udhëzon Allahu në rrugë të drejtë nuk mund ta devijojë askush, ndërsa atë që e le në rrugë të gabuar, askush nuk mund ta udhëzoj. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër pos Allahut të Vetmit, i cili nuk ka rival, dhe dëshmojë se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Ky libërth me titull “Tridhjetë shkaqet e hyrjes në Xhennet “, në vete përmban një numër të ajeteve dhe haditheve të besueshme (sahih), në të cilat përmenden veprat të cilat janë shkaktare që kryesi i tyre me mirësinë e Allahut të hyjë në Xhennet. Megjithatë kjo nuk do të thotë që këto vepra, atij i cili i punon, do t’i garantojnë hyrjen në Xhennet, pa dallim se çfarë e ka besimin???

Në Xhennet nuk do hyjë askush përveç besimtarëve. E sikur dikush prej qafirëve (mosbesimtarëve) apo mushrikëve (adhuruesve të idhujve), do t’i vepronte këto ose ndonjërën prej tyre, kjo nuk do t’i shërbente, e as nuk do ta qonte në Xhennet, sepse Allahu xh.sh. thotë: “Nëse i bënë shok Allahut (i bënë shirk), veprat t’ua sigurisht që do të shkatërrohen, kurse ti do të jesh i humbur” ( Ez-Zymer 65).
Gjithashtu i Lartëmadhërishmi për qafirët (mosbesimtarët) thotë: “Ne do t’iu qasemi veprave të tyre, të cilat i kanë punuar dhe në hi e pluhur do ti shndërrojmë” (El-Furkan,23).

Për këtë arsye Islami është kushti (sharti) i parë i patejkalueshëm për pranimin e çfarëdo vepre të mire. Sa i përket kushtit (shartit) të dytë, i cili pa tjetër duhet të përcjellë veprat për të qenë të pranuara tek Allahu xh.sh., ky është Ihlasi (sinqeriteti) në veprat ndaj Allahut që do të thotë ai i cili vepron një punë është i obliguar që me atë të dëshiroj (të ketë synim) kënaqësinë e Allahut, por që me synimin – qëllimin e tij mos t’i shoqërojë Allahut asgjë nga krijesat. Argument për këtë janë fjalët e Muhammedit s.a.v.s. “Me të vërtetë Allahu nuk pranon asnjë vepër, përveç nëse është punuar me Ihlas (sinqeritet) dhe nëse me të dëshirohet – synohet kënaqësia e Allahut”. (e shënon Nesaija, Sahihul-xhami, 1856).
Sharti – kushti i tretë për pranimin e veprave është ndjekja ose pasimi i Pejgamberit s.a.v.s. Për këtë arsye në këtë libërth jemi përkufizuar vetëm në hadithet e besueshme nga Muhammedi s.a.v.s.
E lus Allahun e Lartëmadhëruar dhe të Gjithëfuqishëm, që për hir të emrave të Tij më të bukur dhe cilësive të Tij të përkryera ta bëjë këtë dhe të gjitha veprat tona të sinqerta (me Ihlas). Gjithashtu lus Allahun xh.sh. që kjo vepër të jetë në dobi timen dhe vëllezërve të mi musliman, më pas, që t’ma regjistroj mua dhe prindërve të mi si shpërblim, në ditën kur nuk do të ketë dobi pasuria e as fëmijët, përveç atij që vjen para Allahut xh.sh. me zemër të pastër. Nëse e kamë qëlluar kjo është prej Allahut xh.sh. me mirësinë e Tij, e nëse kamë gabuar kjo është nga unë dhe shejtani.
I lavdëruar dhe i Madhëruar qofsh o Zoti i ynë. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Teje. Prej Teje ndihmë dhe falje kërkoj. Salavatet dhe selamet qofshin mbi robin dhe të dërguarin e Allahut, Muhammedin s.a.v.s., familjen dhe të gjithë shokët e tij. Lutja e jonë është “FALENDERIMI DHE LAVDËRIMI I TAKON ALLAHUT XH.SH. SUNDUSIT TË GJITHË BOTRAVE”.
Me emrin e All-llahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

TRIDHJET SHKAQET E HYRJES NË XHENNET SIPAS KUR’ANIT DHE HADITHEVE AUTENTIKE – TË BËSUSHME

1.2. IMANI DHE VEPRAT E MIRA
Në Kur’anin famëmadh IMANI – besimi përmendet si njëri ndër shkaktarët më kryesor, i cili me lejen e All-llahut xh.sh. të qon në Xhenet, por gjithnjë përmendet krahas veprave të mira.
Për këtë arsye nuk mund të hasësh në asnjë vend ku përmendet IMANI si shkaktar i hyrjes në Xhen-net, e që krahas tij mos të përmendet vepra e mire. Dyert e veprave të mira, duke falënderuar Allahun, janë të mëdha dhe të hapura, kurse rrugët dhe mënyrat – format e arritjes së shpërblimeve janë të mëdha dhe të panumërta. Numrin e tyre e din vetëm Allahu xh.sh..
Allahu i Madhërishëm thotë: “E, ata të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira ata do të jenë banorë të Xhennetit dhe në te do të jenë përgjithmonë” (El-Bekare,82).
Në këtë kuptim ka edhe shumë ajete dhe hadithe autentike, të cilët është vështirë t’i numërojmë, por ne do t’i përmendim si shembull disa prej tyre: KAPTINA: El-Bekare, 25 dhe 82; Llukman,8; El-Kehf, 107; El-Haxh, 14,23 dhe 56; El-Fet-h, 5; El-Hadid,12 dhe 21; Et-Tegabun,9; Et-Talak,11; El-Buruxh,11; El-Bejjine,7; El-Mu’minun,1 dhe 11; El-ankebut, 57.

3.TAKVA – DEVOTSHMËRIA
Njëri ndër definicionet më të rëndësishme të devotshmërisë është frika nga i Lartëmadhërishmi, puna sipas shpalljes, kënaqësia me pak dhe gatishmëria për ditën e shpërnguljes. Lidhur me këtë kemi edhe një definicion tjetër: “devotshmëri është të punosh me bindje – përulje ndaj All-llahut xh.sh. (d.m.th. ashtu si është shpallur në librin e Allahut dhe në sunnetin e Muhammedit s.a.v.s), duke dëshiruar me këtë shpërblimin nga Allahu dhe ta lësh mosbindjen ndaj Allahut duke iu frikuar dënimit të Tij. Kush dëshiron të lexoj me shumë – më gjerësisht për devotshmërinë le t’i referohet veprës së Ibnul Kajjimit rahimhullah, “Medarixhus-salihin; Igathetullehfan”.
Allahu xh.sh.thotë: “E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në xhennete e mes burimeve” (El-Hixhr 45).
Xhenneti është përgatitur për të devotshmit I Lartëmadhërishmi thotë: “Dhe ngutuni – shpejtoni me kërkimin e faljes nga Zoti i Juaj dhe për në Xhen-net, i cili është i gjerë sa toka dhe qielli, i përgatitur enkas për të devotshmit..” (Ali-Imran,133). Muhammedi s.a.v.s. thotë: “Ajo që do t’i dërgoi njerëzit me së shumti në Xhennet është devotshmëria dhe sjellja e mirë, kurse ajo që do t’i dërgoj më së shumti në Xhehennem (zjarr), është gjuha dhe vendet e turpshme”. (Termidhiu, Ibni Maxhe dhe Ahmedi, Silsiletul ehadithu-s-sahihu, 977).

4. BINDJA – P NDAJ ALL-LLAHUT TË MADHRISHËM DHE PEJGAMBERIT TË TIJ
Allahu xh.sh.thotë: “Ai cili i bindet Allahut xh.sh. dhe të dërguarit të Tij, ai do të vendoset në kopshte të Xhennetit nën të cilat ose nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Kurse ai i cili ia kthen shpinën do ta ndëshkoj – dënoj me dënim të ashpër” (El-Fet-h,17).
Në Sahiun e Buhariut shënohet hadithi nga Ebu Hurejre r.a. se Muhammedi s.a.v.s. ka thenë: “Të gjithë pasuesit e mi do të hyjnë në Xhennet përveç atyre që refuzojnë. E kush refuzon ja Resulallah? Tha: “Ai i cili më bindet mua do të hyjë në Xhennet, kurse ai që nuk më bindet, ai refuzon” (Fet-hul Bari, komentimi i Sahihut të Buhariut, 13/249).

5.XHIHADI NË RRUGËN E ALLAHUT
Me fjalën xhihad kuptojmë lufta në rrugën e Allahut me trup – jetë dhe më pasuri – mall. Allahu xh.sh.thotë: “All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me Xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur’an… (Et-Tevbe, 111) dhe ajeti tjetër: “O besimtar a dëshironi t’ju tregoi për një tregti e cila do t’ju shpëtoj nga dënimi, ajo është të besoni në Allahun xh.sh. dhe Muhammedin s.a.v.s. dhe të luftoni në rrugën e Allahut, me jetën dhe pasurinë e juaj, kjo nëse e dini është më e mire për juve, Ai do t’ua fal mëkatet dhe t’iu fus në Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe në pallatet e bukura në xhennetet e amshueshme, këto janë ai suksesi më i madh” (Saf, 10-12).

6.TEVBEJA – PENDIMI
Tevbeja – Pendimi fshinë (eliminon) të gjitha ato që kanë qenë para saj (mendohet në veprat e liga), siç thotë Muhammedi s.a.v.s.: “Ai i cili pendohet për gabimin e bërë është sikurse ai që nuk ka bërë gabime”.
Allahu xh.sh. thotë: “.për ata të cilët u penduan, besuan dhe bënë vepra të mira, atyre nuk do t’iu bëhet kurrfarë padrejtësie dhe ata do të hyjnë në Xhenet” (Merjem, 60).

7. PËRQENDRIMI NË FENË E ALLAHUT
Thotë Allahu i Lartëmadhërishëm: “Ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikërisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen” (El-Ahkaf, 13).
Muhammedi s.a.v.s. ka thënë, kur e kanë pyetur për Islamin, për të mos pyetur aseknd tjetër: “Thuaj: Amentu bil-lah (besoj në Allahun) pastaj qëndroni në të .” (Shenon Muslimi, komentimi nga Neveviu 2/367).

8. KËRKIMI I DITURISË PËR HIRË TË KËNAQËSISË SË ALLAHUT
Në Sahihun e Muslimit shënohet hadithi i cili transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. që ka thënë: “Ai cili merr rrugë për të kërkuar dituri, Allahu xh.sh. do t’ia lehtësoi rrugën për në Xhennet. Kur njerëzit – besimtarët tubohen në ndonjërën prej xhamive – shtëpive të Allahut xh.sh. duke lexuar – studiuar librin e Allahut, mbi atë grup njerëzish- besimtarësh do ta lëshojë mëshirën e vet, do ti rrethoj me melek dhe Allahu do t’i përmend në mesin e atyre që janë në prezencën e Tij…” (Komenttimi i Sahihut të Muslimit na Neveviu).

9. NDËRTIMI I XHAMIAVE (MESXHIDEVE)
Në Sahihun e Buhariut shënohet – transmeton h.Osmani r.a. që ka dëgjuar nga Muhammedi s.a.v.s. duke thëne: “Kush ndërton një xhami apo mesxhid, duke dëshiruar me atë kënaqësinë e Allahut, Allahu xh.sh. do t’ia ndërtoj atij një të ngjashme në Xhennet.” (Fet-hul – Bari 1/544)

10.AHLAKU I MIRË (EDUKATA – SJELLJA)
Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Unë ia garantoj një shtëpi në fund të Xhennetit atij i cili: largohet nga konflikti – përçarja, po edhe nëse ka të drejtë, ia garantoj një shtëpi në mes të Xhennetit atij i cili largohet nga gënjeshtra, po edhe nëse është për shaka – mahi, ia garantoj një shtëpi në krye të Xhennetit atij i cili ka edukatë – sjellje të mire.” (E shënojnë Ebi Davudi dhe Ed-Dija, Sahihul-xhami,1464).
Thotë Muhammedi s.a.v.s.: “Ajo që do ti shpie njerëzit më së shumti në Xhenent është devotshmëria dhe edukata – sjellja e mire, kurse ajo që do ti shpie – dërgoj njerëzit më së shumti në Xhehennem (zjarr) ku do të jenë përgjithmonë, është gjuha dhe vendet e turpshme”. (Burimi i lartcekur).
Në sjelljen edukatën e mirë bëjnë pjesë shumë gjëra, të cilat Ajsheja r.a. i ka përmendur kur e kanë pyetur për sjelljen – edukatën (ahlakun) e Muhammedit s.a.v.s. dhe me këtë rast ka thënë: “Sjellja e mire – edukata (ahlaku) i tij ka qenë Kur’ani” (shënojnë Muslimi, Ahmedi dhe të tjerët).
Muhammedi s.a.v.s. është shembulli i yni dhe Allahu xh.sh. e ka lavdëruar me fjalët e Tij: “Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!” (El-Kalem, 3).
Ta shikojmë librin e Allahut dhe sunnetin e Muhammedit s.a.v.s., jetën e tij dhe jetën e sahabeve – shokëve të tij r.a. që të mësojmë ç’është Ahlaku – sjellja e mire dhe si duhet ta arrijmë – fitojmë atë. Prej librave më të bukur të cilat flasin për virtytet e Muhammedit s.a.v.s. dhe ahlakun, është libri Muhtesaru-sh-shemalil Muham-medije, Virtytet e Muhammedit s.a.v.s. nga imam Tirmidhiu r.a. të cilën e ka shkurtuar dhe korrektuar sh.N.Albani.

11. LARGIMI – SHMANGJA NAG KONFLIKTI – PËRÇARJA
Ka thënë Muhammedi s.a.v.s.: “Unë ia garantoi një shtëpi në fund të Xhennetit atij i cili largohet nga konflikti edhe nëse ka të drejtë..,” (burimi i lartcekur)

12. LARGIMI NGA GËNJESHTRA QOFTË EDHE NË MAHI – SHAKA
Ka thenë Muhammedi s.a.v.s.: “Unë ia garantoi një shtëpi në fund të Xhennetit atij i cili largohet nga konflikti edhe nëse ka të drejtë, dhe ia garantoj një shtëpi në mes të Xhennetit atij i cili largohet – i shmanget gënjeshtrës qoftë edhe në shaka – mahi” (burimi i cituar më lartë).

13. TË JESH GJITHNJË ME ABDEST (I PASTËR) DHE T’I FALËSH DY REKATE NAMAZ PAS ÇDO EZANI
Shënon imam Termidhiu në sunenin e tij, El-Hakimi dhe Ibni Huzejme në Sahihun e tij nga Abdullah ibn Burejde kurse ai nga i ati i tij r.a.që ka thënë: “Një mëngjes Muhammedi s.a.v.s. i tha Bilallit r.a. O Bilall, me çka ma ke kaluar ti me Xhennet? Dje hyra në Xhennet dhe para meje dëgjova hapat e tu”. Bilalli iu përgjigj: “O dërguari i Allahut, sa herë që e kamë thirrur ezanin gjithnjë i kamë falur 2 (dy) rekate, dhe gjithnjë ka qenë me abdes., (kur e kamë prishur menjëherë e kamë marr tjetrin). Me këtë ma paske kaluar i tha Muhammedi s.a.v.s.” (Sahihut-Tergim vet-Terhib, 149).

14. FALJA E NAMAZIT ME XHEMAT NË XHAMI
Shënojnë Imam Muslimi dhe Buhariu në Sahihun e tyre dhe të tjerët se Muhammedi s..a.v.s. ka thënë: “Kur do që dikush shkon në xhami, në mëngjes apo në mbrëmje për të falur namazin me xhemat, Allahu xh.sh. do t’ia përgatis një vend në Xhennet (NUZULEN), sa here që shkon në mëngjes apo në mbrëmje” (Komentimi Sahihut të Muslimit nga Neveviu, 5/176).
Imam Neveviu në komentimin e këtij Hadithi: “Allahu xh.sh. do t’ia përgatis një vend (NUZULEN), thotë, është ajo që përgatitet kur vijnë mysafirët”.

15. T’I BËSH SEXHDE ALLAHUT SA MË SHUMË
Shënon imam Muslimi në Sahihun e tij nga Rebia ibn Ka’be el-Eslemiu që ka thënë: “Një natë isha mysafir të Muhammedi s.a.v.s. i ndihmova të merrte abdes dhe për nevoja të tjera të veta, dhe më tha: “Kërko!” Unë iu përgjigja: “Kërkoj që të jem pranë teje në Xhennet”. Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Mos po kërkon ndonjë gjë tjetër?” Unë i thash kjo është ajo që unë po kërkoj. Pejgamberi s.a.v.s. në fund i tha: “Kërko ndihmë nga Allahu xh.sh. kundër nefsit – epshit duke bërë sexhde”. (Komentimi i Sahihut të Muslimit nga Neveviu 4/451).

16. HAXHXHI I PRANUAR (HAXH-XH MEBRUR)
Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Kush e kryen Haxhxhin dhe nuk flet fjalë të ndyta dhe nuk bënë gabime, do të kthehet (pa mëkate-gjynahe) i pastër nga mëkatet, sikur atë ditë kurë e ka lindur e ëma”. (shënon Imam Buhariu dhe të tjerë, Ft-hul-bari,3/382)
Gjithashtu Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Haxhxhi i pranuar (d.m.th. ky është Haxhxhi në të cilin haxhiu nuk ka bërë mëkate), për të nuk ka shpërblim tjetër pos Xhennetit”. (shënon Imam Ahmedi dhe Imam Taberaniu, Sahijhul – xhami, 3170)

17. LEXIMI I AJETI KURSIJJE PAS FALJES SË ÇDO NAMAZI FARZ
Nga Ebu Umame el-Behilija r.a. transmetohet se ka thënë: “I dërguari i Allahut xh.sh. Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Kush e lexon Ajeti Kursijj pas çdo farzi, ndërmjet tij dhe hyrjes në Xhennet i pengon vetëm vdekja”. (Nesaija, Ibni es-Suni dhe të tjerë, Silsiletu-l-e hadithu-s-sahiha, 972)
Ekzistojnë edhe lloje tjera të dhikrit – përmendjes së Allahut xh.sh., për të cilat, nëse besimtari me vendosmëri përmend, e ka të premtuar Xhennetin. Si shembull për këtë e kemi një hadith në Sahihul Buhari të cilin e transmeton Shed-dad ibn Evsa r.a.se Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Sejjidul – istigfari (duaja më e mire për shuarjen – fshirjen e mëkateve) është të thuash: “O Allah Ti je Zoti im, nuk ka Zot tjetër pos Teje, Ti me kë ke krijuar dhe unë jam krijesa e Jote. Unë jam në kërkim të gjurmëve të kërkesave dhe premtimeve të mia ndaj Teje, në suaza të mundësive të mia. Të mbështetem Ty për gabimet e mia që i kam bërë, dhe të lutem mi fal, sepse gabimet nuk i fal askush tjetër pos Teje”. Më pas ka thënë: “Kush e lexon këtë lutje gjatë ditës, i bindur në të, dhe vdes atë ditë, para se të ngryset, do të jetë nga banorët e Xhennetit dhe nëse edhe të njëtën e thotë edhe gjatë natës, i bindur në të, dhe vdes para se të agoi do të jetë nga banorët e Xhennetit”. Fet-hul – bari – 11/97)

18. KUSH I FAL 12 REKATE (synet) ÇDO NATËDHE DITË SI NAMAZ VULLNETAR PËR ALLAHUN xh.sh.
Transmetohet nga Ummi Habibe r.a. e Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Ai i cili brenda një dite dhe nate i fal 12 rekate (sunet), do t’i ndërtohet shtëpia në Xhennet: katër rekate para dreke dhe 2 rekate pas dreke, 2 rekate pas akshamit, 2 rekate pas jacisë dhe dy rekate para sabahut”. (shënon Tirmidhiu, Sahihul-xhami,6362)

19. PËRHAPJA E SELAMIT, USHQIMI I TË VARFËRVE, MBJATJA E LIDHJES FAMULJARE DHE FALJA E NAMAZIT TË NATËS
Ka thënë Muhammedi s.a.v.s.: “O njerëz përhapni selamin ushqeni të varfrit, mbani lidhjet familjare dhe falni namaz natën, kur njerëzit janë fjetur, dhe do të hyni në Xhennet”. (shënon Ibni Maxh-xhe dhe të tjerë, Sahih Sunen Ibni Maxhxhe,1097)

20. SINQERITETI NË FJALË, MBAJTJA E PREMTIMIT, KRYERJA E AMANETIT, RUAJTJA E VENDEVE TË TURPSHME, ULJA E SHIKLIMIT (NGA AJO QË ËSHTË HARAM) DHE RUAJTYJA E DORËS NGA NDALURA
Transmetohet nga Ubade ibn es-Samita se Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Kush prej jush mi garanton gjashtë gjëra, unë do t’ia garantoj Xhennetin: Kur të flisni bëhuni të sinqertë, përmbushni obligimin, kur premtoni kryeni amanetin kur diçka iu besohet, ruani vendet e turpshme, ulni shikimin dhe ruani duart tuaja (nga gjërat e ndaluara)”. (Shenon Ibn Huzejme, Ibn Habban, El-Hakim e të tjerë, kurse Albani thotë se është hasen es-Silsiletu-l-ehadithu-s-Sahiha nr.1470).

21. KRYERJA E PESË KOHËVE TË NAMAZIT ASHTU SIKUR KA URDHËRUAR ALLAHU, AGJËRIMI I MUAJIT TË RAMAZANIT, RUJATJA E VENDEVER TË TURPSHME DHE RESPEKTIMI I BASHKSHORTIT (KJO VLENË PËR GRA)
Shënon ose Transmeton Ibn Hibban në sahihun e tij nga Ebu Hurejre r.a. se Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Nëse gruaja i falë pesë kohët e namazit, e agjëron muajin e Ramazanit, i ruan vendet e turpshme dhe e respekton bashkëshortin, do t’i thuhet: ” Hyr në Xhennet nga cila derë – hyrje të duash”. (Sahihui-xhami, 660).

22. PËRKUJDESJA DHE RRITJA E TRI VAJZAVE OSE E TRI MOTRAVE
Ebu Ja’la, në musnedin e tij shënon nga Enesi r.a. se ka thënë: Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Kush i ka tri vajza ose tri motra dhe nga frik e Allahut xh.sh. kujdeset për edukimin dhe ekzistencën e tyre, do të jetë me mua në Xhennet, kështu, i ka bashkuar gishtin tregues dhe të mesmin”. Silsiletul-ehadithu-s-Sahiha,295)
Në Sahihun e Muslimit dhe në Sunenin e Termidhiut (4/281) në formën e vet, shënohet hadithi në të cilin Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Ai i cili i mban dy vajza dhe kujdeset për to do të hyjë me mua në Xhennet kështu sikur janë këta gishtërinj, duke i treguar dy gishtërinjtë tij”.

23. DURIMI – SABRI PER HIRE Të ALLAHUT
Ka thënë Muhammedi s.a.v.s.: “Kujt i vdesin tre (fëmijë) e ai bënë durim për hire të Allahut do të hyjë në Xhennet”. Një grua e pyeti e çdo të bëhet kujt i vdesin dy? Muhammedi s.a.v.s. tha: “Edhe me dy”. (shënojnë Nesaija dhe Ibni Maxhe, Sahihul xhami,5969).
Gjithashtu Muhammedi s.a.v.s. në një hadith tjetër ka thënë: “Nuk ka prindër të cilëve u vdesin tre fëmijë, të moshës jomadhore, e Allahu për hire të mirësisë dhe mëshirës ndaj atyre fëmijëve, të mos i vendos në Xhennet”. (shënojnë Imam Ahmedi, Nesaija dhe Ibni Hibbani, Sahihul-xhami,5781)
Imam Ahmedi shënon në Musnedin e tij nga Ebu Hurejre r.a. se Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Allahu xh.sh. thotë: “Robit tim besimtar, kur t’ia marr ndonjë nga të afërmit në këtë botë dhe ai për këtë e pret shpërblimin, nuk ka shpërblim tjetër tek Unë përveç Xhennetit”. (Sahihul-xhami 8139).

24. PËRKUJDESJA DHE INTERESIMI NDAJ JETIMIT
Imam Buhariu shënon në Sahihun e tij prej Sehla ibn Sa’da, se Muhmamedi s.a.v.s. ka thënë: “Unë dhe ai, i cili kujdeset për jetimin, do të jemi bashkë në Xhennet kështu, i ka bashkuar gishtin e mesëm me gishtin tregues”. (Fethul – bari 10/436)

25. VIZITA E TË SËMURIT DHE VIZITA E VËLLAIT NGA FEJA
Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Kush e viziton të sëmurin ose vëllanë e tij nga feja do ta thirr një thirrës: “Qofsh i mëshiruar dhe le të jetë i mëshiruar udhëtimi yt…”. (shënojnë Termidhiu dhe ibni Maxh-xhe, kurse Albani thot hasen, Sahihul-xhami, 6387).
Thotë Muahmmedi s.a.v.s.: “Kush e viziton të sëmurin, ai është në kopshtin e Xhennetit gjersa të kthehet (nga vizita)”. (shënon Muslimi dhe Neveviu,16/361).

26. RUAJTJA E DY CILËSIVE – KARAKTERISTIKAVE OSE VEÇORIVE
Nga Abdullah iben Amri r.a. transmetohet se Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Secili besimtar i cili ruan dy cilësi – veçori do të hyjë në Xhennet. Ato cilësi janë të lehta, por janë të rrallë ata që i aplikojnë (janë të paktë ata që punojnë me to). Pas çdo namazi të thuhet 33 herë Subhanallah, 33 herë elhamdulilah, 33 herë Allahu Ekber?? Ose pas çdo namazi të thuhet 10 herë Subhanllah, 10 herë Elhamduliah, 10 herë Allahu Ekber. Këto bëjnë gjithsejtë 150 herë me gjuhë, kurse 1.500 herë në peshojë (mizan). Kur të biesh për të fjetur të shqiptosh 34 herë Allahu Ekber, 33 herë Elhamdulilah dhe 33 herë Allahu Ekber. Këto bëjnë gjithsejtë 100 herë me gjuhë kurse 1.000 në peshojë (mizan).”
E kamë pare Muhammedin s.a.v.s. i cili i thoshte ato, duke i numëruar në gishtërinjtë e tij. E kanë pyetur: “O i dërguari i Allahut, cilat janë ato veti të lehta, kurse pak me to punojnë? Ai është përgjigjur. “Ndonjërit prej jush do t’i vie djalli – shejtani, kur të bie për të fjetur dhe do ta vejë në gjumë para se t’i thotë, e do t’i vie edhe në namaz dhe do t’i përkujtoj diçka para se ta thotë atë”. (e shënojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe thotë: “Hadithi është hasen sahih”, Nesaija dhe Ibni Hibbani në Sahihun e tij, Sahihut – tergib,603)

27. SHPIRTGJERSIA NË SITBLERJE
“Allahu xh.sh. do ta fus në Xhennet atë besimtarë i cili është shpirtmadh si blerës dhe si shitës si dhe atë i cili e kthen borxhin dhe atë të cilit i kthehet borxhi”. (Silsiletul-ehadithu-s-sahiha,1181)

28. FALJA E BORGJIT ATIJ I CILI NUK KA MUNDËSI TA KTHEJË
Shënon imam Muslimi (Allahu e pastë mëshiruar) në Sahihun e tij nga Huzejfe ibnul-Jemana, e ai nga Muhamedi s.a.v.s. se një njeri kishte vdekur dhe kishte hyrë në Xhenet dhe është ë pyetur: “Çfarë ke vepruar”? Ai tha: “Kamë bërë tregti me njerëz dhe ia kam shtyrë afatin e borxhit atij i cili e ka pasur vështirë t’ma kthej dhe ua kamë falur borxhet në të holla dhe në pasuri”. (komentimi i Sahihut të Muslimit nga Neveviu,10/483)
Gjithashtu shënohet në Sahihun e Muslimit nga Ebu Hurejre që Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Ka qenë një njeri i cili u ka huazuar njerëzve (pasuri) dhe i thoshte birit të tij: “Nëse të vjen ai i cili e ka të vështir ta kthej borxhin, ti ia fal, e ndoshta Allahu ta fal ty”. “E takoi Allahun (vdiq) dhe ia fali”. (Komentimi i Sahihut të Muslimit nga Neveviu 10/485)

29. GRUPI PUNËVE TË CIALAT NËSE KRYHEN BRENDA NJË DITE, AI BESIMTAR DO TË HYJË NË XHENNET
Shënon imam Muslimi në Sahihun e tij nga Ebu Hurejre se Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Cili prej jush sot është agjërueshëm?”, “Unë” tha Ebu Bekri. Muhammedi s.a.v.s. më tej pyeti: “Kush ka përcjell xhenaze?” “Unë” tha Ebu Bekri. Muhamedi s.a.v.s: “Kush prej jush e ka ushqyer të varfrin?”. “Unë” tha Ebu Bekri. Muhammedi s.a.v.s.: “Kush prej jush e ka vizituar të sëmurin?”. “Unë” tha Ebu Bekri. Për më tej Muhammedi s.a.v.s.tha: “Tek kush gjinden këto vepra në të njëjtën ditë, do të hyjë në Xhennet”. (Komentimi i Sahihut të Muslimit nga Neseiu,15164).

30 KUSH BËNË SABËR – DURIM ME RASTIN E HUMBJES SË TË PAMURIT
Ubu Hurejre transmeton se Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Thotë Allahu xh.sh.:

Kujt ia marr dy më të dashurit (sytë) dhe bënë durim, duke shpresuar në shpërblimin Tim, nuk jam i kënaqur që ta shpërblej me asgjë tjetër, vetëm se me Xhennet.”

(E shënon Tirmidhiu Sahihulm- Xhami,8140)

Dar ibnu-l-Mubarek lin-neshri vet-tevzi’i
Përshtati: Esat Rexha

 

Check Also

Video: Kthehu Bir Te Nana ( Dashurin e Nanës Mos Ja Fal Gurbetit )

🔸Kthehu Bir Te Nana 😢 ( Dashurin e Nanës Mos Ja Fal Gurbetit ) https://youtu.be/Xe6njYr7vro