Home / Shëndetësi / TREGIMI PËR NJË BURRË QË 15 VJET ISHTE I DURUESHËM ME GRUAN [lexojeni]

TREGIMI PËR NJË BURRË QË 15 VJET ISHTE I DURUESHËM ME GRUAN [lexojeni]

Shejh Salih el-Megamisi e rrëfen këtë tregim:

“Thuhet se një burrë ia kishte kërkuar vajzën e një njeriu të devotshëm për t’u martuar, dhe ai kishte pranuar.

Kur ia kishin sjellë gruan, ai e sheh se ajo ishte e verbër në njërin sy, ishte e çalë dhe kishte edhe të meta të tjera. Ai e kishte duruar atë plot 15 vjet, duke vepruar me të në mënyrë të butë dhe duke mos i treguar askujt për mangësitë e saj.

Ajo e donte atë aq shumë dhe ishte lidhur pas tij, saqë nuk donte që ai të dilte nga shtëpia dhe t’i vizitonte miqtë e tij. Ai iu nënshtrua dëshirës së saj dhe nuk dilte, për të mos ia lënduar ndjenjat për shkak të dobësive të saj, dhe për shkak se ajo ishte e privuar nga shumë gjëra.

Ai veproi butësisht ndaj saj dhe e duroi atë për 15 vjet derisa vdiq.

Kur ajo vdiq u vërejt se të gjithë fqinjët e tij përreth kishin një dashuri të madhe dhe respekt për të, ndonëse asnjë prej tyre nuk dinte për veprat e tij, por në të vërtetë, Allahu e mbolli një dashuri për të në zemrat e tyre.

Një ditë një njeri e ndau mënjanë dhe i tha: ‘O Ebu Osman! Dua t’ju pyes diçka, por dua që të betohesh se do të më përgjigjesh sinqerisht, dhe ky pranoi.

Ai i tha: “Unë po shoh se Allahu ka mbjellë në zemrat e njerëzve dashuri për ty, andaj cili është sekreti mes teje dhe Allahut, që Allahu të ka dhuruar gjithë këtë dashuri?”

Ai u përpoq t’i ikte përgjigjes, por pyetësi refuzoi dhe insistoi që të merrte përgjigje. Atëherë ky tha: “Unë u martova me një grua …”, dhe ia rrëfeu tregimin e tij…, dhe i tha: “Dhe kam qenë i durueshëm me të 15 vjet, duke mos i treguar as duke mos ju ankuar askujt për gjendjen e saj, deri në masën që, as familja ime nuk ka ditur për gjendjen e saj të vërtetë. Unë isha i durueshëm dhe kisha frikë se nëse e lëshoj unë, askush tjetër nuk do të martohej me të.”

Shejhu më tutje komenton: “Ai nuk ka qenë i detyruar nga ana fetare për ta bërë atë që ka bërë, por me durim të tillë dhe me vështirësi në mesin e njerëzve të cilët shkaktojnë të këqija, urrejtje dhe armiqësi, njeriu mund të arrijë një status të lartë.”

Përshtati: Miftar Ajdini

Check Also

Video: Përqafoje Nënën. Mesazh për gjithë ! Duaje NËNËN sa ësht gjall ! #Shpërndaje

Përqafoje Nënën. 💖💖 Mesazh për gjithë ! Duaje NËNËN sa ësht gjall ! #Shpërndaje 💖