Home / Feja / Thuhet se…-Tregim

Thuhet se…-Tregim

Një burrë divorcoi të shoqen, jo për ndonjë të metë, por sepse besonte fort se ajo ndillte të keqen.
Në seancën e divorcit në gjykatë, burri qëndroi në këmbë para gjykatësit, duke treguar, rrëfyer, ankuar dhe shpjeguar shkaqet që e shtynë drejt atij vendimi fatal.
Ndërkohë, gruaja e tij, qëndronte e heshtur pa folur fare.
Ndër të tjera, i shoqi tha:”Zoti gjykatës! Imagjinojeni këtë ndodhi. Ditën e parë që e pashë time shoqe, ishte në oborrin e fqinjve të saj. Unë ndala makinën tek dera e pasme e shtëpisë dhe dola ta shoh nga larg. Nuk kaluan sekonda dhe një zë i fortë më frikësoi për vdekje. U turra me vrap për tek makina, ku vura re që kamioni i mbledhjes së mbeturinave e kishte shkatërruar makinën time.
Ditën që familja ime vajtën të kërkojnë dorën e saj, ime më vdiq rrugës.
Që kur u fejuam, sa herë dilnim bashkë për Pazar, ishte e pamundur që radari i policisë mos më kapte. Edhe kur ulja shpejtësinë në maksimum, merrja gjoba për pengim të qarkullimit rrugor.

 

Epo kjo nuk është normale zoti gjykatës.
Ditën e dasmës, shtëpia e fqinjve mori flakë, të cilat gllabëruan dhe një pjesë të kuzhinës në shtëpinë tonë.
Ditën e dytë pas dasme, erdhi babai të na vizitojë, por u rrëzua nga shkallët dhe u shtrua në spital ku vendosën ti presin këmbën. Atje i treguan se vuan nga diabeti, pavarësisht se deri atë ditë ai gëzonte shëndet të plotë. E dërguam dhe jashtë shtetit për trajtim, por nuk u kthye më i gjallë.
Sa herë që im vëlla dhe e shoqja vijnë tek ne për vizitë, mes tyre shpërthejnë konflikte të paqena dhe zënka që mbërrijnë gjer në kërcënime për divorc.
Shumë persona dhe familje më kanë theksuar se ime shoqe është shkaktarja e të gjitha fatkeqësive që na kishin rënë mbi kokë. Megjithatë, unë kurrë nuk i kisha besuar dhe nuk i merrja të mirëqena. Ua ktheja se ajo është një zonjë grua, e mrekullueshme dhe se gëzonte të gjitha tiparet që kërkon një i ri.
Megjithatë, zoti gjykatës, fillova të vërej që ekonomia ime kishte marrë tatëpjetën. Rroga nuk më mjaftonte, mezi dilte për shpenzimet e muajit, madje, dje sapo humba dhe vendin e punës. Në fund, vendosa ta ndaj këtë grua.

 

Gjykatësi, duke mos gjetur diçka serioze për këtë divorc, e urdhëroi ta kthejë të shoqen në shtëpi dhe të mos ndahej me të. Ai arriti ta bindë se gjithë ato aksidente nuk kishin asnjë lidhje me të shoqen. Ai duhej ti shihte gjërat me optimizëm dhe të pikaste virtytet e moralet e të shoqes, jo ti ngjisë dhe gjëra të paqena.
Por, para se gjykatësi të largohet nga salla e gjyqit, i vjen një shkresë në të cilën njoftohej për përfundim të detyrës së tij si gjykatës.
Kur lexoi shkresën, gjykatësi brofi në këmbë dhe i thirri burrit:”Divorcoje menjëherë o bir! Këtë herë, të gjitha shpenzimet e gjyqit në gjykatën e apelit ti mbuloj unë! Veç ndaje!

Elmaz Fida

Check Also

A ka ndonjë hadith që ndalon të derdhet uji i nxehtë në tualet? Dhe a lejohet të thuhet “bismilah” për këtë?

Pyetje: A ka ndonjë hadith që ndalon të derdhet uji i nxehtë në tualet? Dhe …