Home / Feja / Teubeja (Pendimi) në Ramazan

Teubeja (Pendimi) në Ramazan

Teubeja është detyrë e përhershme në ymrin e njeriut, për shkak të nevojës së përhershme që ka njeriu për te në këtë jetë, sepse nuk ndalet së bërit mëkate gjatë jetës së tij. Andaj mëkatet nuk duhet të bëhet shkak që të largojnë nga udhëtimi yt drejt Allahut dhe kthimi kah pendimi. Besimtari nuk duhet të humbë shpresën e as të demoralizohet, sepse Allahu i ka thirrur idhujtarët në pendim, gjithashtu edhe zullumqarët edhe kriminelët.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë:
إِنَّ الَّذِينَ فَتَنُوا الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ ثُمَّ لَمْ يَتُوبُوا فَلَهُمْ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمْ عَذَابُ الْحَرِيقِ (10)
“Është e sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan, ata kanë dënimin e xhehenemit dhe dënimin e djegies”. (El-Buruxh: 10).
Hasan Basriu [rahimehull-llah] thotë: “Shikoni këtë bujari dhe fisnikëri të Allahut. Ata i kanë vrarë miqtë e Tij, kurse Ai i thërret në pendim dhe falje”. (Ibën Kethiri; 4/ 60).
Allahu [subhanehu ve teala] thotë:
قُلْ يَا عِبَادِي الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنْفُسِهِمْ لا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعاً إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ (53)
“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse vërtetë Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”. (EZ-Zumer: 53).
Ibn Kethiri [rahimehull-llah] thotë: “Ibën Abbasi [radijAllahu anhu] duke e komentuar këtë ajet ka thënë: Allahu [subhanehu ve teala] i ka thërritur në falje ata që kanë menduar se Mesihu është Zoti, ata që kanë menduar se Mesihu është i biri i Zotit, ata që kanë menduar se Uzejri është i biri i Zotit, se Allahu është i varfër, ai që mendon se dora e Allahut është e ndrydhur, ata që mendojnë se Allahu është treshi. Këtyre njerëzve u thotë:
أَفَلا يَتُوبُونَ إِلَى اللَّهِ وَيَسْتَغْفِرُونَهُ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ (74)
“E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te Allahu falje, kur Allahu dihet se falë shumë, është mëshirues?”. (El-Maide: 74).

Urdhëro, o kërkues i së mirës

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
{ إذا كان أول ليلة من شهر رمضان صُفِّدَت الشياطين ومَرَدَة الجِن ، وغُلِّقَت أبواب النار فلم يُفتح منها باب ، وفُتِّحت أبواب الجنة فلم يغلق منها باب ، وينادي منادٍ : يا باغي الخير أقبل ، ويا باغي الشر أقصر ، ولله عتقاء من النار وذلك كل ليله } [ رواه الترمذي وابن ماجه بسند حسن ].
“Natën e parë të muajit Ramazan prangosen shejtanët dhe xhinët e inatosur, mbyllen dyert e xhehenemit, dhe nuk hapet asnjë derë, hapen dyert e xhenetit dhe nuk mbyllet asnjë derë. Thërret një thirrës: o kërkues i së mirës urdhëro, kurse ti o kërkues i të keqes nguro. Allahu në çdo natë ka njerëz që i liron nga zjarri i xhehenemit”. (Tirmidhiu, hasen).
Ebu Hurejre [radijAllahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] duke hipur në minber tha:
{ آمين ، آمين ، آمين } فقيل : يا رسول الله ، إنك صعدت المنبر فقلت : { آمين ، آمين ، آمين } ؟ فقال : { إن جبرائيل عليه السلام أتاني فقال : من أدركه شهر رمضان فلم يغفر له فدخل النار فأبعده الله قل آمين ، فقلت آمين } الحديث [ رواه أحمد وهو صحيح ].
“Amin, amin, amin. I thanë: o i Dërguar i Allahut duke hypur në minber të dëgjuam duke thënë: amin, amin, amin. Tha: “Më erdhi Xhibrili [alejhis-selam] e më tha: cili e takon Ramazanin e nuk i falen mëkatet dhe hyn në xhehenem; e largoftë Allahu, thuaj amin, e unë thash: amin”. (Ahmedi, sahih).
Po, na ka ardhur ky muaj i bekuar, edhe ti, nisu kah Zoti, ndaj të cilit ke bërë mëkate, i përulur, i penduar, duke qarë e thuaj:
يا إله الكون إني راجع
ويا واهبَ الخيرات هبْ لي هداية *** فما عند فقدان الهداية نافع
أقل عثرتي عفواً ولطفاً ورحمة *** فما لجميل الصفح غيرك صانع
O Zot i gjithësisë, unë u pendova
O Ti që jep të mira, me jep udhëzimin
Sepse po s’patëm udhëzim, asgjë s’na bën dobi
Rrëshqitjet e mija pranoi me falje, butësi dhe mëshirë
Sepse askush përveç Teje kështu nuk vepron.

Vëlla i dashur!

Nëse nuk të falen mëkatet në këtë muaj, nëse në këtë muaj nuk të lotojnë sytë, nëse zemra jote para Zotit tënd nuk përulet në këtë muaj, vallë kur do të ndodh kjo gjë?!
Vëlla, a nuk të kanë lotuar sytë nga frika prej Allahut asnjë herë?
A nuk e ndien se zemra jote është afër Allahut në këtë muaj?
A nuk mendon se është mundësi e madhe që të shtosh adhurimet dhe frikërespektin, pendimin dhe mposhtjen në këtë muaj?
Le të jetë ky muaj fillimi i pendimit të sinqertë dhe të vërtetë para Allahut [subhanehu ve teala], vepër me të cilën do të shtojmë kontaktin tonë me Allahun [subhanehu ve teala]. Allahu [tebareke ve teala] thotë:
وَالَّذِينَ اهْتَدَوْا زَادَهُمْ هُدًى وَآتَاهُمْ تَقْواهُمْ [ محمد:17] “Kurse ata që e gjetën rrugën e drejtë, Ai atyre u shton edhe më udhëzimin në rrugën e drejtë dhe u ofron mundësi të jenë edhe më të matur”. (Muhammed: 17).

O ti njeri!

Ja, Allahu [subhanehu ve teala] na qorton duke na thënë:
يَاأَيُّهَا الْإِنسَانُ مَا غَرَّكَ بِرَبِّكَ الْكَرِيمِ [الانفطار:6].
“O ti njeri, po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë?”. (El-Infitar: 6).
Po. O ti njeri, çka të mashtroi që të kalosh kufijtë që i ka caktuar Allahu dhe të bësh mëkate ndaj Tij?!
Vallë i injoron dhuntitë ndaj Tij?!
Ose ke harruar kontrollin dhe Madhërinë e Tij?!
أنا الذي أغلق الأبوابَ مجتهداً *** على المعاصي وعينُ الله تنظرني
ما أحلمَ الله عني حين أمهلني *** وقد تماديت في ذنبي ويسترني
Unë jam ai që e mbylli derën për
Ti fshehur mëkate e mija që i bëjë
Kurse Syri i Zotit vazhdimisht më shikon
Sa i butë është Allahu, që më jep afat
Unë vazhdoj të bëjë mëkate, kurse Ai mua më mbulon.
Vëlla, mos shiko sasinë e mëkatit, por shiko Madhërinë e Atij që i bën mëkat.
Vëlla, aq sa kujdesesh për shikimet e njerëzve ndaj Teje, aq më tepër kujdesu për Shikimin e Allahut ndaj teje.

Ka myzhde për ty

Ja po të ofroj myzhde nga Zoti dhe Pejgamberi yt.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë:
قُلْ يَاعِبَادِي الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنْفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ [ الزمر:53].
“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse vërtetë Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”. (Ez-Zumer: 53).
وَالَّذِينَ لَا يَدْعُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَهًا آخَرَ وَلَا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلَّا بِالْحَقِّ وَلَا يَزْنُونَ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ يَلْقَ أَثَامًا (68) يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَانًا (69) إِلَّا مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلًا صَالِحًا فَأُوْلَئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَحِيمًا [ الفرقان:68- 70].
“Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kiametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve Allahu të këqijat ua shndërron në të mira. Allahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. (El-Furkan: 68- 70).
Sa dhunti e madhe dhe sa fitim i madh.
Allahu [subhanehu ve teala] i zëvendëson të këqijat dhe i bën të mira. Allahu ekber!
Këtë fitim nuk e le pas dore askush tjetër përveç se injorantit ose atij që nuk i dëshiron dhuntitë.
Pra, vëlla i dashur pendohu, nëse i dëshiron këto të mira. Nëse dëshiron që mëkatet të të shndërrohen në vepra të mira.
Dëgjo se çka thotë Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]:
{ لله أشد فرحاً بتوبة عبده … } الحديث [متفق عليه ].
“Allahu më shumë gëzohet me pendimin e robit të Tij se sa njeriu që gjendet në shkretëtirë, të cilit i ka humbur deveja, në të cilën e ka pasur ushqimin e tij dhe e gjerat e tija”. (Buhariu dhe Muslimi).
Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë se Allahu ka thënë:
{ قال الله تعالى : يا ابن آدم ، إنك ما دعوتني ورجوتني غفرت لك ما كان منك ولا أُبالي ، يا ابن آدم ، لو بَلَغَت ذنوبك عَنان السماء ثم استغفرتني غفرت لك ولا أُبالي }.
“O biri i Ademit! Nëse më lutesh dhe më shpreson, ti fali mëkatet që i ke bërë dhe nuk më intereson asgjë më tepër. Biri i Ademit, nëse mëkatet tuaja arrin kupën e qiellit, e pastaj kërkon falje, ti fali mëkatet dhe nuk më intereson asgjë”. (Buhariu dhe Muslimi).
Allahu thotë:
{ يقول الله تعالى : يا عبادي ، إنكم تخطئون بالليل والنهار وأنا أغفر الذنوب جميعاً فاستغفروني أغفر لكم }.
“O robërit e Mi. ju bëni mëkate gjatë natës dhe gjatë ditës, kurse unë ua fali të gjitha mëkatet, andaj kërkoni falje, që tua fali”.
{ إن الله يبسط يده بالليل ليتوب مسيء النهار ، ويبسط يده بالنهار ليتوب مسيء الليل حتى تطلع الشمس من مغربها }.
“Allahu e shtrin Dorën gjatë natës që të pendohet ai që ka bërë gabime gjatë ditës dhe e shtrinë Dorën gjatë ditës që të pendohet ai që ka bërë mëkate gjatë natës. Kështu vazhdon deri sa të del dielli nga perëndimi i tij”. (Muslimi).
Kur e pa Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] një grua duke e kërkuar fëmijën e sajë në mesin e njerëzve të zërë rob, dhe kur e pa e përqafoi dhe e shtrëngoi për gjoksi tha:
{ أترون هذه ملقية ولدها في النار ؟ } قالوا : لا ، قال : { لله أرحم بعباده من هذه بولدها }.
“A mendoni se kjo mundet ta hedh fëmijën e saj në zjarr? Thanë: jo. Tha: “Allahu është edhe më i Mëshirshëm se kjo grua ndaj fëmijës së sajë”.
Allahu ekber!
A nuk mjaftojnë këto hadithe që të na nxisin për pendim dhe kërkim të faljes!
A nuk është e madhe kjo bujari që të na stimulon në pendim!
I lartësuar qoftë Allahu sa i mëshirshëm, sa i butë dhe sa Bujar që është!
ولما قسا قلبي وضاقت مذاهبي *** جعلت الرجا مني لعفوك سُلما
تعاظمني ذنبي فلما قرنته *** بعفوك ربِّي كان عفوُكَ أعظما
فما زلت غفاراً عن الذنب لم تزل *** تجود وتعفو منةً وتكرما
Pasi që mu ngurtësua zemra dhe më ngushtuan rrugët
Shpresën time e ndaj teje e kam bërë shkallë për te falja Jote
Mëkati im mu duk shumë i madh
Mirëpo kur e krahasova me faljen tënde, falja Jote ishte më e madhe
Edhe më tej je Falës i mëkateve
Bujar dhe Falës, si dhuratë dhe nderim.

Ji i çelur me vetveten!

Çka të ndalon nga pendimi dhe rruga e përmirësimit?!
Ndoshta thua: familja, shoqëria dhe shokët!
Ose frikësohem të pendohem e të kthehem sërish në mëkatet e vjetra!
Kam shumë mëkate, e si ka mundësi që Allahu të mi fal të gjitha mëkatet!
Kam frikë për familjen dhe pasurinë time!
Të them: vallë, do t’i thuash këto fjalë para Allahut [subhanehu ve teala]?
Dije se këto janë pengesa të imagjinuara dhe të cilat i thyen frika nga Allahu [subhanehu ve teala].
وإذا كانت النفوس كباراً *** تعبت في مرادها الأجسام
Nëse shpirtrat janë të mëdhenj
Lodhet trupi në realizimin e aspiratave të tyre
Je krenar me fenë tënde. Je i vendosur për të bërë punë të mira dhe për të vazhduar në këto të mira. Mbështetu në Allahun, e pastaj kujto mëshirën e Allahut dhe gjerësinë e Faljes së Tij.
Vëllai im. Nëse në këto çaste të vjen meleku i vdekjes, a do të ishe i kënaqur që ta takosh Allahun në këtë gjendje?!
Vëlla, mos ik nga vetvetja dhe llogaria e sajë, nëse nuk e llogarit sot, do ta llogaritësh nesër, nesër do të pendohesh, mirëpo do të jetë vonë, sepse atë ditë nuk bën dobi pendimi.

Lindje e re

Dije se pendimi nuk është i veçantë vetëm për këtë muaj, por vazhdon edhe për muajt tjerë. Mirëpo ndoshta në këtë muaj të bekuar është lindja jote e re. Njeriu mund të lind dy herë: atë ditë kur të del nga errësira e barkut të nënës dhe atë ditë që del nga errësira e mëkateve në dritën e adhurimeve.

Miku im!

Shoqërohu me njerëz të mirë të cilët të bëjnë dobi edhe pas vdekjes tënde, duke u lutur për ty. Rri dhe shoqërohu me ta. Duro me ta deri në momentin kur do të udhëtosh te Zoti yt, atëherë kur do të thuhet:
سَلَامٌ عَلَيْكُمْ بِمَا صَبَرْتُمْ فَنِعْمَ عُقْبَى الدَّارِ [الرعد:24].
“(u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend”. (Er-Rad: 24).
Kujdesu se çfarë njerëz bën për shokë, a do të jenë ata që do të luten për ty siç i ka mësuar Allahu muslimanët të luten për vëllezërit e tyre duke thënë:
وَالَّذِينَ جَاءُوا مِنْ بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالإِيمَانِ وَلا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلاًّ لِلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ (10)
“Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: “Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!”. (El-Hashr: 10).
Ose do të bëhesh nga ata që kur do të dalin para Allahut do të thonë:
وَيَوْمَ يَعَضُّ الظَّالِمُ عَلَى يَدَيْهِ يَقُولُ يَالَيْتَنِي اتَّخَذْتُ مَعَ الرَّسُولِ سَبِيلًا (27)يَاوَيْلَتِى لَيْتَنِي لَمْ أَتَّخِذْ فُلَانًا خَلِيلًا (28) لَقَدْ أَضَلَّنِي عَنْ الذِّكْرِ بَعْدَ إِذْ جَاءَنِي وَكَانَ الشَّيْطَانُ لِلْإِنسَانِ خَذُولًا [الفرقان:27-29].
“Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!” O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik! Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejtë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar”. (El-Furkan: 27- 29).

Para se të mbyllet dera

Vëlla i dashur!
Tani, para se të mbyllet dera përcakto rrugën në të cilën do të ecish dhe metodën e cila do të udhëheqë në jetën e kësaj dhe asaj bote.
Sa gëzim dhe lumturi e madhe e kaplon zemrën e besimtarit kur kthehet te Allahu me pendim dhe të futet në karvanin e burrave të devotshëm…VAllahi është lumturi të cilën nuk e ka shijuar askush tjetër përveç atij që e ka përjetuar.
Vëlla…nëse ke vendosur të pendohesh dhe të kthehesh…të nënshtrohesh dhe përulesh…dije se pendimi i ka disa kushte të domosdoshme:
1- keqardhja për atë që ke bërë.
2- largim nga mëkati.
3- vendosje që mos të kthehet në atë mëkat. E nëse kthehesh përsërite pendimin…mirëpo me vendosmëri.
4- pendohu para se të vjen shpirti në fyt dhe para se të del dielli nga perëndimi.

Një lutje
اللهم لك الحمد كله أنت أوجدتني ورزقتني وجعلتني مسلماً.
اللهم سبحانك قد عصيتك بنعمتك ، سبحانك خالفتك مع عظمتك .
اللهم إن لم تغفر لي فمن يغفر لي ؟ وإن لم ترحمني فمن يرحمني ؟
اللهم لا رب لي سواك فأدعوه وأرجوه .
اللهم إني عائد إليك تائباً فبرحمتك ومغفرتك ولطفك لا تردني ، واقبلني يا من يقبل التوبة عن عباده ويعفو عن السيئات .
اللهم مهما عظمت ذنوبي فرحمتك أعظم ، ومهما كثرت خطاياي فأنت تغفر الذنوب جميعاً .
اللهم إني ظلمت نفسي ظلماً كثيراً وإنه لا يغفر الذنوب إلا أنت ، فاغفر لي مغفرة من عندك وارحمني إنك أنت الغفور الرحيم .
اللهم ردَّنا إليك رداً جميلاً … برحمتك يا أرحم الراحمين .
Allahu im, Ty të takon i tërë falënderimi, Ti më ke krijuar, më ke furnizuar dhe më ke bërë musliman.
Allahu im, qofsh i Lartësuar, të kam bërë mëkat me dhuntitë e tuaja, i Lartësuar qofsh, të kam kundërshtuar edhe pse je madhështor.
Allahu im, nëse nuk më fal ti, kush do t’mi fal mëkatet? Nëse nuk më mëshiron, kush do t’më mëshiron?!
Allahu im, nuk kam Zot tjetër të cilin do ta lus dhe do ta shpresoj.
Allahu im, po kthehem dhe pendohem te Ti, me mëshirën, faljen dhe butësinë Tënde mos më refuzo. Më prano, o Ti që e pranon pendimin nga robërit dhe i fal gabimet.
Allahu im, sado që janë të mëdha mëkatet, mëshira Jote është edhe më e madhe, sado që janë të mëdha gabimet, Ti i fal të gjitha gabimet.
Allahu im, i kam bërë padrejtësi të madhe vetvetes, kurse askush përveç Teje nuk i fal mëkatet, më fal me falje prej Teje dhe më mëshiro, sepse Ti je falësi dhe i mëshirshmi.
Allahu im na kthe te Ti në mënyrën ma të mirë…me mëshirën Tënde, o më i Mëshirshmi i mëshiruesve.
Amin.

Bekir Halimi

Check Also

Mediat në Ekuador: Si u kap banda e shqiptarit (video)

Mediat ekuadoriane kanë zbuluar pamjet e sekuestrimit të 350 kg drogë ditën e djeshme, e …