Home / Feja / Si ndryshon cikli menstrual në të 20-at, 30-at dhe 40-at e femrës dhe ne cilen moshe duhet te kesh kujdes

Si ndryshon cikli menstrual në të 20-at, 30-at dhe 40-at e femrës dhe ne cilen moshe duhet te kesh kujdes

Një femër mund të kuptojë shumë për shëndetin e saj riprodhues e hormonal përmes periodave e ndonëse nuk është periudha më e lumtur e muajit, të jeni të sigurta që pa këtë cikël do të kishit më shumë probleme shëndetësore.

Menstruacionet ndryshojnë nga muaji në muaj ashtu si dhe ndër dekada falë ndryshimeve hormonale të lidhura me moshën, si dhe përvojave të tilla si shtatzënia dhe paramenopauza. Më poshtë do të lexoni se çfarë ndodh pikërisht me trupin tuaj dhe ciklin menstrual përgjatë 30 viteve.
Në 20-at tuaja

Është mëse normale që në këto moshë vajzat të mos ovulojnë rregullisht ! Kjo gjë do të thotë që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nëse periodat i keni të çrregullta. Një tjetër ndryshim i madh lidhur me periodat në këtë dekade lidhet me metodat kontraceptive. Ky është dhjetëvjeçari që shumë gra vendosin të fillojnë të marrin kontraceptivë hormonalë duke shkaktuar jo pak ndryshime në ciklin menstrual. Periodat vijnë pa dhimbje, më të lehta, të rregullta dhe ulet reziku për sindromin e ovareve policistike.
Në 30-at tuaj

Për pjesën më të madhe të femrave, menstruacionet janë më të rregullta në këtë dekadë. Problemet tipike të 20 vjeçareve zhduken dhe simptomat si rrjedhe e rëndë apo dhimbje janë shenjë e ndonjë problemi shëndetësor pasi periodat në këtë moshë nuk janë të tilla. Femrat në këtë moshë mund të preken gjithashtu nga tumoren beninje fibroid ose endiometroza . Nëse në dekadën e tretë të jetës sillni një fëmijë, periodat nuk ju vijnë deri në 6 javë pas lindjes.

Shtatzënia mund të shoqërohet gjithashtu me ndryshime afatgjate të ciklit, ndër to përmendim reduktimin e dhimbjeve për shkak të hapjes së qafës së mitrës.
Në 40-at tuaj

Dekada kur fillon argëtimi i vërtetë. 40-tat tuaja shënojnë fillimin e luhatjeve hormonale para menopauzës. Gjatë kësaj kohe, zakonisht tetë deri në 10 vjet para menopauzës (e cila zakonisht ndodh në 50-tat e hershme), trupi juaj përgatitet për mbylljen e ciklit.
Ndryshimet e hormoneve shkaktojnë që ovulacioni të jetë i parregullt dhe të luhasë nivelin e estrogjenit. Gjatë kësaj kohe ju mund të keni perioda më të rënda dhe duhet të keni kujdes, pasi mungesa e periodave nuk do të thotë që nuk mund të mbeteni shtatzënë nëse nuk mbroheni. Burimi: WomensHealth living.al

Check Also

Sulmet ajrore saudite vrasin 5 civilë në Jemenin perëndimor

Sulmet ajrore të Arabisë Saudite ndaj Al Hudaydah, në Jemenin perëndimor kanë vrarë 5 civilë …