Home / Feja / Si i trajtoni ju prindërit tuaj, ashtu fëmijët tuaj do tu trajtojnë juve!!

Si i trajtoni ju prindërit tuaj, ashtu fëmijët tuaj do tu trajtojnë juve!!

Enisit i erdhën shokët për vizitë …Njëri prej tyre, Falihu, e thirri: “O Enis, o Enis, ku je? I ke lënë musafirët vetëm!”Enisi hyri në dhomë dhe tha: “Më falni, ju përgatita çaj. Ju e dini që unë nuk kam askënd përveç nënës, kurse ajo nuk ka forcë për diçka të tillë.”Shoku tjetër, Maxhidi i tha: “Ke humbur qe një kohë të gjatë, kurse tani po na sjell vetëm çaj! Ku janë arrat dhe bajamet? Ku janë pemët? Ku është …Enisi: “Gjithçka do të arrijë në kohën e vet, mos u bëni të padurueshëm!” Enisi doli nga dhoma, të cilin e ndaloi nëna e tij dhe i tha:“O biri im, unë ta kam ndaluar të shoqërohesh me këtë shoqëri të keqe, por ti …”Enisi: “E di, por ata janë shokët e mi … a duhet t’i dëboj për shkakun tënd?”Nëna: “Ne e mirëpresim çdo musafir të ndershëm, por këta … ata po e përdorin mirësinë tënde!”Enisi: “Të lutem, nënë, mos u përziej në sendet e mia private, unë jam njeri i lirë!”Nga brenda erdhi zëri i Falihut: “O Enis, na i sill letrat! I duam letrat e reja!”Nëna i tha Enisit: “O bir, a po i sheh tani se çfarë janë ata? Çdo gjë që po fiton gjatë javës po e shpenzon për ta në një natë!”Enisi u përgjigj me zë të lartë: “A të kam mohuar diçka unë ty? Ti po më nxjerr nga ekuilibri me fjalët tua: “Mos u shoqëro me ta, mos rri me ta, mos pi duhan, mos shpenzo… Mjaft më me këto, me qindra herë të kam thënë të heshtësh, sepse nuk kam nevojë për këshillat tua!”Nëna e Enisit nuk iu përgjigj këtyre fjalëve të birit të saj, por dy lot të ngrohtë i rrodhën nëpër faqet e saj. Ajo i fshiu sytë dhe shkoi në dhomën e saj.Enisi hyri te mysafirët duke mbajtur tabakun me ëmbëlsira dhe tha: “Mirë se erdhët shokë, më keni nderuar me ardhjen tuaj! Urdhëroni hani nga këto ëmbëlsira të bukura!”Maxhidi tha: “Pasha Zotin, ëmbëlsirat më shumë shkojnë pas darkës. Apo nuk është kështu?”Falihu iu përgjigj: “Po, ti e the të vërtetën! Por çfarë do të na pëlqente?”Maxhidi: “Çka mendoni për një enë me ‘ful’ dhe një pjatë me ‘humus’ (ful dhe humus janë dy lloje të ushqimeve arabe), të cilat i përgatit babai im Velidi?”Enisi: “Për pak çaste, edhe ato do të jenë para jush!”Në mëngjesin e ditës tjetër, Enisit nuk i del gjumi dhe vonohet për në punë, sepse ata qëndruan natën deri vonë.Nëna i tha: “O bir, ne nuk kemi aspak bukë!”Enisi: “Uh, çka po kërkon? A nuk po sheh se jam vonuar, kurse ti po fillon me disa kërkesa!”Nëna: “Shokët tuaj nuk të kanë lënë asnjë copë bukë për mëngjes!”Enisi i tha me një zë të ashpër: “Shokët tu, shokët tu, ndale atë shiritin oj plakë! Nëse nesër do të rrëzohej shtëpia mbi kokat tona, sipas teje, përsëri shokët e mi do të ishin fajtorë, apo jo? Ke filluar të trillosh!”Nëna: “O bir, ti nuk ke të drejtë të më flasësh kështu, unë jam nëna jote!”Enisi: “Ti je nëna ime sepse më ke lindur dhe asgjë më shumë, por ti nuk je polic ose roje!”Nëna: “Unë për ty dëshiroj vetëm mirë!”Enisi: “Është mirë për mua që të më lësh rahat, a nuk po kupton!” Oh, më është mërzit jeta me ty, më lërë rahat me gjërat e mia, oj plakë, a nuk po kupton?”Zemra e nënës së Enisit i plasi nga dhimbja për shkak të djalit të saj, por ajo asnjëherë nuk kishte bërë lutje kundër tij. Megjithatë, Allahu sheh dhe di gjithçka …Koha po kalonte … Nëna e Enisit vdiq dhe nuk kaluan as disa muaj pas vdekjes së saj, dhe Enisi u martua.Pas shumë vitesh, Enesin e goditi sëmundja dhe e lidhi për shtëpi. Ai tashmë e kishte një djalë të rritur i cili i foli atij:“Ti nuk je një baba si të tjerët! Nuk më shëtit në park as nuk më merr nëpër vizita. Më kë mërzitur duke të shikuar në shtrat ditë e natë … Uh, do të ishte më mirë sikur të mos kishe lindur fëmijë, o njeri i palëvizshëm! Për më tepër, do të ishte më mirë sikur të mos ishe martuar fare! Kam filluar të dëshiroj që të vdesësh! Po, po të urrej ty dhe këtë shtëpi! Më është bërë jeta e neveritshme me ty! ”Enisi nuk e foli asnjë fjalë, kurse me sytë e zgurdulluar nga frika, thoshte më vete: “A është ky për mua dënimi i Allahut në këtë botë para botës tjetër?”http://www.novihorizonti.ba//;Përshtati: Miftar Ajdini

Check Also

Mediat në Ekuador: Si u kap banda e shqiptarit (video)

Mediat ekuadoriane kanë zbuluar pamjet e sekuestrimit të 350 kg drogë ditën e djeshme, e …