Home / Feja / Si e pranoi gjermani Islamin, i cili ishte shef i një boshnjaku?

Si e pranoi gjermani Islamin, i cili ishte shef i një boshnjaku?

Një ngjarje interesante që kishte ndodhur në gjermani(e huazuar):Gjë normale është që në firmat gjermane koha e pushimit vjetor të secilit punëtor caktohet në fund të vitit (për vitin e ardhshëm) dhe të lajmërohet në sekretariat, mirëpo një vëlla i yni nga Bosna e ka kërkuar një pushim të veçantë gjë që shefi e kishte të diskutueshme dhe e thërret t’a pyet se çka ishte arsyeja, ky i tregon se dëshiron të shkon në Haxh.Shefi nga kurreshtja pyet se çka bëhet atje? Atëherë pasoi spjegimi, përshkrimi i Mekës, Kabes dhe adhurimet e tjera, dhe pas të gjitha atyre vizitohet edhe Medina, shefi pak i përmbajtur pyet se çka ka në Medine, a nuk është ceremonia kryesore në Meke, Boshnjaku ia spjegon se në Medine është i varrosur Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe shkojmë në vizitë atje.

Shefi përsëri pyet çka ka të posaqme atje, atëherë Boshnjakut i ipet rasti t’ia spjegon pak më detalisht arsyen e vizitës, dhe filloi me rradhë, shkuarja te varri i Pejgamberit, falja në Xhaminë e tij, bërja e duave, leximi i Kur’anit, salavatet, atje e përshëndesim (i jepim selam), bile edhe nëse dikush e përshëndet e nuk ka mundësi të shkon ne që shkojmë e kemi obligim t’ia përcjellim përshëndjet Pejgamberit sepse ai lajmërohet për të gjitha përshëndetjet, iu duk e çuditshme kjo e fundit Gjermanit por siq dukej simpatike kjo pjesa e fundit, dhe i thotë në rregull lajmërohu në sekretariat dhe e ke të lirë prej meje, por me 1 kusht, kur të shkosh në Medine ma përshëndet Muhamedin (paqja qoftë mbi të).Nuk e kanë parandjerë as Boshnjaku e lëre më Gjermani rezultatin e kësaj përshëndetjeje!Boshnjkau shkoi, i kreu ceremonitë në Meke dhe pasoi vizita në Medine, dhe në mes të përshëndetjeve nga familja dhe miqtë për Pejgamberin, iu kujtua përshëndetja e shefit të vet për Muhamedin (paqja qoftë mbi të), i vetëdijshëm për emanetin e përcolli përshëndetjen e shefit Pejgamberit!

Pasi u kthye në Gjermani i qarosi kolegët e natyrisht për shefin gjithashtu e kishte lënë 1 dhuratë të posaqme pasi që e kishte liruar nga puna, shkoi t’a falenderon, hyri t’ia jep dhuratën, u falenderua… dhe e filloi i pari bisedën!Në mes tjerash Boshnjaku i thotë Gjermanit e kam përshëndetur Pejgamberin për ty…Gjermani thotë:“E di!”“- Si e din?” – çuditet Boshnjaku.“E di sepse e kam parë në ëndërr Pejgamberin, më erdhi në ëndërr dhe më tha:‘PO MË DËRGON PËRSHËNDETJE KURSE ENDE NUK MË KE PRANUAR PËR TË DËRGUAR TË ZOTIT.’U zgjova dhe të njëjtin çast e pranova Islamin!Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi ka thënë:“Kush më sheh në ëndërr sikur t’më kishte parë të gjallë, sepse shejtani nuk mund të paraqitet në figurën time.”(Mutefekun alejhi)Pashë Allahun sa na i dërgojmë salavate Pejgamberit, kurse pyetje edhe më e vështirë sa shpesh na vjen në ëndrrat tona?!

(Ngjarjen e tregoi Dr. Hafiz Kenan Musiq, Krye-Imam i kantonit të Sarajevës).

Check Also

Mediat në Ekuador: Si u kap banda e shqiptarit (video)

Mediat ekuadoriane kanë zbuluar pamjet e sekuestrimit të 350 kg drogë ditën e djeshme, e …