Home / Islami / Shqiptarët ndërtuan Turqinë? Ja cilët ishin turqit që ndihmuan të ndërtohej Shqipëria

Shqiptarët ndërtuan Turqinë? Ja cilët ishin turqit që ndihmuan të ndërtohej Shqipëria

Shqiptarët janë shumë të njohur në Perandorinë Osmane, madje kanë dhënë dhe një kontribut shumë të veçantë në ngritjen dhe lulëzimin e kësaj perandorie.

Sot dëshirojmë që të japim një pasqyrë tjetër, gjithmonë në kuadër të tregimit të historisë dhe pse jo të nderimit që figurave që kanë dhënë kontributin e tyre për Shqipërinë dhe shqiptarët pavarësisht prejardhjes së tyre.

Tema e sotme do të jetë e fokusuar tek turqit që janë bërë pjesë e Shqipërisë dhe e kanë ndihmuar atë.

Do të flasim për turqit intelektual që i kanë shërbyer kombit tonë për sa mundësi kishin, ndoshta edhe më shumë.

Ndihmesa shqiptaro-turke është reciproke.

Gjatë pesë shekujve të kaluar, shqiptarët e turqit kishin bashkëpunuara për zhvillimin e kulturës osmano-islamike dhe mjaft padishahë punuan bashkërisht me shumë vezirë, pashallarë e administratorë shqiptarë.

Po ashtu shumë historianë, letrarë, dijetarë, shkrimtarë turko-osmanë kanë shprehur në libra vëzhgime, mbresat e mendimet e tyre rreth Shqipërisë e problemeve shqiptare.

Këtu poshtë po shënojmë disa nga këto figura të shquara….

Shteti osman mbante vakanuvisë (kronistë) për të regjistruar ditë për ditë kronologjikisht ngjarjet e rëndësishme, të brendshme e të jashtme lidhur me Perandorinë.

Atyre s’u jepej mundësia të shkruanin për ndodhitë sekrete, mirëpo ata që ishin të zotët e lapsit, mundën të shkruanin e të komentonin për ngjarjet e zhvillimet e papëlqyera prej sulltanëve dhe eprorëve administrativë.

Këtë detyrë së pari e kishte nisur vullnetarisht dijetari dhe njëkohësisht shejhulislam, Ibn Kemali ose Kemalpashazade ( 1468-1534).

Ky dijetar i ndritur kishte shkruar mjaft objektivisht edhe për luftimet osmano- shqiptare gjatë kohës së Skënderbeut ( 1443-1468). Prandaj libri i tij ‘Tarih-i Al-i Osman” është interesant.

Kemalpashazadenë (Ibn Kemal) e pasoi historiografi shqiptar Lutfi Pasha nga Vlora ( 1488-1563), që shërbeu edhe si kryevezir. Ai ka hartuar 20 vepra serioze, dhe kishte një karakter të përmbajtur.

Për këtë shkak disa shkrimtarë t plogët e kishin cilësuar: “Bu dahi Arnavud ol sebepten bedhulk-u Anut” (Nga shkaku se është shqiptar ka huqin inatçi).

Historiografia osmane qysh nga shekulli XVII u bë detyrë zyrtare dhe vazhdoi deri në shek. XIX. Mustafa Naima (1652-1715), që ka punuar si vakanuvisi i parë i perandorisë, ngjarjet e viteve 1591-1660, (shënime historike) i botoi në 6 vëllime.

Këto vepra më vonë u botuan disa herë dhe janë përkthyer edhe në gjuhë të huaja.

Naima ka një stil të çiltër dhe në komente e gjykime është asnjanës. Veprën ia kishte kushtuar sadrazemit shqiptar Amxhazade Huseyin Pashës, i cili e kishte marrë në mbrojtje. Naima, sado që ishte nëpunës i shtetit, nuk u tremb të kritikonte ecurinë perandorake që kishte marrë tatëpjetën.

Krahas historiografëve osmanë e turq, kemi edhe mjaft historiografi Osmane të hartuara nga evropianët si gjermanët, hungarezët, francezët etj., që ndriçojnë marrëdhëniet kulturore turko- shqiptare.

Një nga emrat e parë që do të përmendim është edhe Ahmet Mithat Efendi, gazetar dhe shkrimtar popullor, ka shkruar me një turqishte të thjeshtë.

Kishte bashkëpunuar edhe me Sami Frashërin. Më 1878 nisi të botonte gazetën Tercuman-i Hakikat (Zëdhënësi i së Drejtës). Punimet dhe veprat e rilindësve i pëlqeu dhe shkroi libra për to.

Për zakonet e luftimet heroike të shqiptarëve shkroi një roman historik, me titullin “Arvanutlarsuliyotlar” (Shqiptarët Suliotë), që pasqyron historinë epike të Suliotëve, i cili së pari u botua pjesë- pjesë në gazetën Tercuman-i Hakikat, dhe pastaj, më 1887, doli në dritë si libër.

Të dytin në listë mund të vendosim pa frikë Top- Bimbashi Ahmet Hamdi Bej, oficer i artilerisë dashamirës i shqiptarëve, kishte marrë pjesë në Luftën Ballkanike 1912-13.

Në fund të disfatës së Luftës Ballkanike, eprorëve u kishte dërguar një raport ku relatonte pse u mund ushtria osmane, duke u dhënë përgjigje udhëheqësve të Partisë Bashkim e Përparim, e cila, megjithëse kishte ardhur në fuqi më 1908 me ndihmën e shqiptarëve, fajin e disfatës së Luftës Ballkanike ua ngarkonte shqiptarëve.

Ushtaraku turk Ahmet Hamdi në raportin të cilin e botoi edhe në librin e titulluar “Arnavutluk devleti nasil kurulmalidir? (Si duhet themeluar shteti shqiptar? Ku edhe citonte se shqiptarët nuk kanë asnjë faj”.

“Mirëpo, për disfatën në Frontin e Lindjes kush e ka fajin? Unë kam   në Frontin e Perëndimit dhe e di fare mirë se shqiptarët nuk janë shkaktarët e disfatës…” theksonte Ahmet Hamdiu

Ky ushtarak objektiv në veprën e tij të vogël po me vlerë të madhe, sqaron se, “… Të mos na kishin ndihmuar shqiptarët në çdo fushë të luftimeve dhe veprimeve administrative, kulturore, turqit Rumelinë do ta kishin braktisur para 150 vjetësh..”

Libri që ka edhe një hartë etnike të Shqipërisë të mirëpërgatitur me shkallën 1: 500.000, botuar me letër të mirë, vlen të përkthehet në shqip. Mjerisht për jeëshkrimin e ushtarakut shtatmadhor major Ahmet Hamdi Kiraz nuk kemi te dhëna.

Check Also

Forcat Ajrore izraelite sulmojnë kufirin lindor të Rripit të Gazës

Forcat Ajrore të Izraelit ndërmorën një sulm ajror ndaj kufirit lindor të Rripit të Gazës. …