Home / Bota / Shpellarët e Europës

Shpellarët e Europës

46 mijë njerëz morën pjesë sot në protestat kundër rritjes së çmimit të karburanteve në Francë.  Kjo është dita e dytë dhe siç raporton “France 24” dje pjesëmarrja ishte 300 mijë.

Në këtë protestë janë dëgjuar thirrje për dorëheqjen e presidentit Emanuel Macron dhe ka patur përleshje me policinë, janë bllokuar rrugët. Kryeministri francez Eduard Filip deklaroi se ndonëse e kupton zemërimin e protestuesve, nuk do të ndryshojë qëndrim. Sipas tij një qeveri që ndryshon qëndrime përherë nuk e udhëheq dot Francën në drejtimin e duhur, frazeologji kjo që qenka e përbashkëta e demagogjisë të së majtës.

Ja disa të dhëna nga pasojat e protestës: 409 të plagosur, përfshirë 28 policë dhe zjarrfikës. Pati edhe një të vdekur. Ministri i Brendshëm Kristof Kastaner e quajti këtë një sjellje idioteske, që sipas tij erdhi edhe si pasojë e përdorimit të alkoolit nga protestuesit. Mirëpo përtej këtyre deklaratave është fakt se popullariteti I Macron ka rënë me 25% dhe duan apo nuk duan politikanët francezë ata kanë një problem të nxehtë për të zgjidhur.

Franca sigurisht që është një vend demokratik dhe protesta në fjalë e përforcon më shumë dimensionin e saj si vend i lirisë, në ndryshim nga Shqipëria p.sh ku mendohet se lirinë e siguron pushteti.

Edhe në Shqipëri protestohet, edhe në Shqipëri është rritur gazi p.sh ka shkuar 75 lekë nga afërsisht 60 lekë që ishte. Por sot ajo është protestë e vetmuar  e një grupi që po u prishen shtëpitë. Nuk protestohet për çmimet, koncesionet, për marrëzinë e një pushteti që po nxjerr në shitje mbarë vendin. Protesta paragjykohet, ajo konsiderohet subversion ndaj demokracinë nga kryetari i Bashkisë që kryen krime ndaj qytetit. Por kjo nuk mund të zgjasë, sepse ne të gjithë duhet të mësojmë nga Europa leksionin e parë dhe jetik: duhet të ngrihesh në çdo çast dhe të jesh vigjilent për liritë dhe të drejtat dhe duhet që vendin të mos e konsiderosh si doganë për të ikur.

Check Also

Kina drejt Europës Lindore, anëtarët e “16+1” të zhgënjyer, projektet nuk janë materializuar

Përpjekjet e Kinës për investime në Europën Lindore, po shihen nga këto vende si premtime …