Home / Feja / SHKAQET QË TË BËJNË TA LIDHËSH ZEMRËN ME ALLAHUN

SHKAQET QË TË BËJNË TA LIDHËSH ZEMRËN ME ALLAHUN

Cilat janë shkaqet specifike që të ndihmojnë ta lidhësh zemrën me Allahun e Lartësuar?

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Shkaqet që të ndihmojnë ta lidhësh zemrën me Allahun e Lartësuar janë shtimi i leximit të Kuranit, përkujtimi i mirësive të Allahut të Lartësuar, frika nga dënimi i Allahut, dëshira për shpërblimin e Tij dhe shtimi i përmendjes së Allahut.

Allahu Lartësuar thotë: “ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” Er-Rrad, 28

Gjithashtu prej shkaqeve që të ndihmojnë ta lidhësh zemrën me Allahun e Lartësuar është dhe vështrimi tek ajetet (provat/argumentet) e Tij universale (kozmike) dhe meditimi në to. I Lartësuari thotë: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve e të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka prova për njerëzit me mend.[1] Ata të cilët e përmendin Allahun duke qenë në këmbë, ulur e shtrirë dhe që meditojnë në krijimin e qiejve dhe të Tokës:[2] “Zoti ynë! Ti nuk i ke krijuar kotë këto, i Pastër nga çdo e metë je Ti![3] Na ruaj nga dënimi i zjarrit![4]” Al-Imran, 190-191

“El-Munteka min fetaua fadileh esh-Shejh Salih bin Feuzan bin Abdullah el-Feuzani” vëll. 1

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Provat e Allahut ekzistojnë dhe duken qartë në gjithçka që na rrethon, në të gjithë krijimin e Allahut, duke filluar që nga vetë trupi i njeriut e derei në dukuritë natyrore madhështore që Allahu ka krijuar e përsosur, por ato nuk i dallojnë veçse njerëzit që kanë arsye dhe logjikë të shëndoshë, ata të cilët kërkojnë të vërtetën dhe meditojnë në krijimin e qiejve e të tokës. E gjithë kjo tregon për lidhjen e zemrës me Krijuesin e saj dhe dhënien e mundit për arritjen e kënaqësisë së Tij.

[2] Dhe e dijnë se ato nuk mund të jenë krijuar vetvetiu dhe as rastësisht, por ato kanë Krijuesin e tyre Madhështor, i Cili zotëron të gjitha atributet dhe cilësitë absolute, dhe është larg dhe i pastër nga çdo e metë apo cilësi negative. Allahu është Ai i Cili i ka krijuar, i ka sistemuar, i mban dhe i drejton të gjitha krijesat e Tij, dhe ato nuk mund të qëndrojnë pa Të. Nga ky ajet kuptojmë gjithashtu se meditimi në krijesat e Allahut është adhurim ndaj Allahut dhe cilësi e adhuruesve të ditur të Allahut dhe miqve të Tij.

[3] Larg çdo të mete që nuk i përshtatet Madhështisë Tënde, je Ti, o Zoti ynë! Ti e ke krijuar gjithçka me qëllim, me të vërtetën dhe për të vërtetën. Ky krijim madhështor patjetër që tregon dhe argumenton për madhështinë e Krijuesit të tij të Plotëfuqishëm.

[4] Na ruaj nga veprat e këqija dhe na jep sukses për kryerjen e veprave të mira, që të shpëtojmë nga dënimi Yt në zjarr, sepse padyshim se dënimi Yt do të jetë i madh dhe i dhembshëm, e Ti je i Plotëfuqishëm për gjithçka! Ne nuk mund të na shpëtojë nga dënimi Yt askush tjetër përveç Teje, prandaj na ruaj nga dënimi i zjarrit dhe na fut në xhenetin Tënd!

Check Also

Pse SHBA-të nuk dëshirojnë fitore në luftërat që i zhvillon?

nga Peter Koenig Ky shkrim është inspiruar nga shkrimi i profesorit James Petrasit i cili …