Home / Feja / SADAKAJA E SHTYNË CAKTIMIN (Tregim këshillues)

SADAKAJA E SHTYNË CAKTIMIN (Tregim këshillues)

Në kohën e Isait (a.s.) kishte kaluar pranë tij një pastrues. Isai (a.s.) e shikon me habi dhe ju thotë të pranishmëve: “Ky njeri brenda një ore do ta lëshojë këtë botë (do të vdes), andaj të jeni të përgatitur që t’ia falim namazin e xhenazes.”

Pastruesi shkoi në punën e tij. Mirëpo, pas një ore, pastruesi erdhi përsëri. Shokët e Isait (a.s.) i thanë: “O i Dërguari i Allahut, kaloi një orë, ndërsa ky njeriu është ende gjallë. Prej nga të erdhi ty ky caktim?”

Isai (a.s.) e pyeti pastruesin se çfarë lloj bamirësie kishte bërë ai në këtë orë?

Ai i thotë: “Unë i pashë dy njerëz të varfër të uritur, me vete i kisha dy bukë dhe ato të dyja ua dhashë atyre.”

Isai (a.s.) shtoi: “Më pastaj, çka ke parë?”

Pastruesi u tha: ‘Nga gjësendet që kisha mbi shpinë doli një gjarpër i zi dhe shkoi.”

Atëherë Isai (a.s.) tha: “Ai caktimi ka qenë i ligjshëm, por sadaka e ka ndryshuar!”

Përshtati: Miftar Ajdini

Check Also

Mungesa e dijes i shtynë njerëzit të besojnë në besëtytni

Tashmë dihet edhe historikisht se shoqëritë njerëzore kanë qenë të prira drejtë besëtytnive, ose thënë …