Home / Bota / Ruhani: Bashkëpunimet rajonale të Iranit dhe Turqisë janë të rëndësishme

Ruhani: Bashkëpunimet rajonale të Iranit dhe Turqisë janë të rëndësishme

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë deklaroi se bashkëpunimet rajonale të Teheranit dhe Ankarasë janë të rëndësishme.

Hasan Ruhani, presidentin i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në një bisedë telefonike me Rexhep Taip Erdogan, presidentin e Turqisë, deklaroi: “Bashkëpunimet bilaterale të Teheranit dhe Ankarasë dhe bashkëpunimet trepalëshe mes Iranit, Turqisë dhe Rusisë në nivel rajonal si në procesin e negociatave të Astanasë, janë të rëndësishme dhe ndihmojnë vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme”. Ruhani duke thënë se në katër vitet e kaluara janë bërë hapa të rëndësishme në thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve të Iranit dhe Turqisë, shtoi: “Për arritjen e shkëmbimeve tregtare mes të dy vendeve në 30 miliardë dollarë në vit, duhet bërë një hap shumë i madh në këto marrëdhënie dhe bashkëpunime”.

Nga ana e tij Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, në këtë bisedë telefonike uroi Hasan Ruhani për fitoren në zgjedhjet presidenciale të së premtes në Iran dhe theksoi: “Marrëdhëniet e Iranit dhe Turqisë janë marrëdhënie në zgjerim dhe ka rëndësi shumë të madhe që këto marrëdhënie të forcohen edhe më shumë në nivel bilateral dhe rajonal”. Erdogan në vazhdim vuri në dukje bashkëpunimet rajonale të Iranit dhe Turqisë dhe shtoi: “Të dy vendet në partneritet edhe me faktorët e tjerë, mund të ndjekin procesin për vendosjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë duke vazhduar procesin e negociatave të Astanasë me një dinamizëm më të madh”. Ruhani dhe Erdogan në këtë bisedë telefonike gjithashtu kanë theksuar: “Formimi sa më shpejt i këshillit të lartë strategjike për marrëdhëniet e Iranit dhe Turqisë në Teheran dhe me praninë e presidentëve të të dy vendeve, mund të forcojë marrëdhëniet bilaterale dhe të hapë rrugët për zgjerimin e bashkëpunimeve rajonale./ PT

Check Also

Video: Kthehu Bir Te Nana ( Dashurin e Nanës Mos Ja Fal Gurbetit )

🔸Kthehu Bir Te Nana 😢 ( Dashurin e Nanës Mos Ja Fal Gurbetit ) https://youtu.be/Xe6njYr7vro