Home / Fokus / “Rruga e muslimanëve” adresa e shijeve të Ramazanit në Kinë

“Rruga e muslimanëve” adresa e shijeve të Ramazanit në Kinë

Muslimanët në qytetin Sian (Xian) të Kinës muajin e Ramazanit e presin në një atmosferë festive. “Rruga e muslimanëve Hui” apo siç njihet ndryshe “Muslim Street” (Huimin) është adresa e shijeve të tyre tradicionale të Ramazanit në vend, shkruan Anadolu Agency (AA).

Rruga “Huimin” në qytetin Sian e cila është themeluar pas ardhjes për herë të parë të tregtarëve dhe udhëtarëvë muslimanë në periudhën e Dinastisë Tang (618-907), njihet si vendi ku jetojnë muslimanët në qytet.

“Huimin”, ofron alternativa të ndryshme për muslimanët gjatë muajit të Ramazanit, ku restorantet dhe dyqanet përballen me fluksin e vizitorëve në rajonin ku jetojnë 60 mijë muslimanë kinezë që bartin ende shenjat e dinastive Ming dhe Çing.

“Huimincie”, adresa e shijeve në Ramazan

Ata që kërkojnë shije tradicionale në Ramazan drejtohen në “Huimincie” ku për muslimanët shiten ushqime, ëmbëlsira, akullore dhe pije të ndryshme.

Shumë nga dyqanet dhe restorantet që u përkasin muslimanëve në “Huimincie”, presin një numër të madh të vizitorëve muslimanë vendas dhe të huaj.

❮❯
“Rruga e muslimanëve” adresa e shijeve të Ramazanit në Kinë
Muslimanët në qytetin Sian (Xian) të Kinës muajin e Ramazanit e presin në një atmosferë festive. “Rruga e muslimanëve Hui” apo siç njihet ndryshe “Muslim Street” (Huimin) është adresa e shijeve të tyre tradicionale të Ramazanit në vend. Rruga “Huimin” në qytetin Sian e cila është themeluar pas ardhjes për herë të parë të tregtarëve dhe udhëtarëvë muslimanë në periudhën e Dinastisë Tang (618-907), njihet si vendi ku jetojnë muslimanët në qytet. “Huimin”, ofron alternativa të ndryshme për muslimanët gjatë muajit të Ramazanit, ku restorantet dhe dyqanet përballen me fluksin e vizitorëve në rajonin ku jetojnë 60 mijë muslimanë kinezë që bartin ende shenjat e dinastive Ming dhe Çing. ( Fuat Kabakçı – Anadolu Agency )
06.06.2018 Fuat Kabakçı
1 / 21

Gjallëria dhe lëvizshmëria gjatë ditës dhe natës në rrugën me gjatësi prej rreth 500 metrash është përhapur gjithashtu edhe në rrugët anësore.

Në rrugën që mbushet me shpejtësi me njerëz me ardhjen e kohës së iftarit, tryezat e mbushura me ushqime ofrojnë një festë vizuale.

Supa me mish qengji dhe hamburgeri kinez në krye të menuve

Në menutë e iftarit dhe të syfyrit ushqime si yangrou paomo (supa me mish qengji) dhe rou ciamo (hamburgeri kinez) kanë një vend të rëndësishëm. Krahas tyre shërbehen edhe ushqime të tjera. Po ashtu vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj e tërheqin edhe mjeshtrit e kuzhinës të cilët paraqesin aftësitë e tyre.

Namazi i teravive falet në xhaminë 13 shekullore

Pronarët e bizneseve dhe punonjësit në rrugën “Huimin” në qytetin Sian i cili ka qenë kryeqytet i shumë dinastive dhe që njihet si djep i kulturës dhe qytetërimit të Kinës, pas çeljes së iftarit ata drejtohen drejt dy xhamive më të mëdha të qytetit të cilat janë Xhamia e Madhe Sian 13 shekullore dhe xhamia 1.000 vjeçare Shiaopiyuen.

Gjithashtu në “Huimin” vërehen në grupe edhe njësitë e sigurisë të cilët patrullojnë për shkak të rritjes së gjallërisë pas iftarit.

Dhjetë nga 56 grupet etnike në Kinë janë muslimanë dhe ato kryesisht jetojnë në pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit.

Check Also

Hillary Clinton do të garojë për zgjedhjet presidenciale 2020

loading... Hillary Clinton do të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020. Mark …