Home / Feja / REZULTATI I ZILISË – Allahu eshte nje

REZULTATI I ZILISË – Allahu eshte nje

REZULTATI I ZILISË

Tregohet se një njeri vdes dhe i lë dy djem.Ata dy trashëguan shumë pasuri,të cilën e ndanë në mes vete.Secili prej tyre vepronte me pasurinë çka dëshironte. Djali i vogël merrej me tregti.Zoti ia shtoi pasurinë.Ai ishte i zgjuar, i sinqertë,e adhuronte Allahun, e falënderonte për të mirat dhe për profitin prej tregtie.Pasuria i shtohej dhe nuk kishte kundërshtarë.Për këtë arsye pasuria e tij ishte e mbrojtur dhe asgjë nuk mund t’i bënte syri i keq e as zilia.

Përderisa djali tjetër,i cili kishte marrë rrugën e keqe,tërë pasurinë e kishte harxhuar në alkool,bixhoz,prostitucion dhe nuk i kishte mbetur asgjë; ishte varfëruar dhe nuk kishte çka të hante.Përkundër kësaj,vëllai i tij ishte i ndjeshëm,përkujdesej për të,e ushqente,e veshmbathte dhe i jepte çka i nevojitej.Vëllai nuk kënaqej me këtë dhe nuk i mjaftonte,por kishte zili të madhe për vëllanë e tij.Kështu mendon t’ia bllokojë rrugën e tregtisë vëllait të tij,që të barazoheshin në varfëri dhe atëherë t’i lëshohej (qetësohej) zemra,që njerëzit mos ta nënçmojnë për shkak të varfërisë së tij,përderisa e vlerësojnë reputacionin e vëllait të tij.

Kështu ai angazhohet ta arrijë realizimin e qëllimit të tij.Në fund veproi me udhëzimin e Iblisit për të shkuar te një ziliqar,i cili ishte me famë për zili dhe shumë pak kush i kishte shpëtuar zilisë dhe syrit të keq të tij.Ziliqari nuk shihte shumë larg,por prej së afërmi.Vëllai i madh shkon te ky ziliqar i njohur me zili dhe kërkon që ai t’ia shikon me syrin e keq të tij pasurinë e vëllait dhe t’ia shkatërrojë.Vëllai i tij ishte në një rrugë dhe kur të kthehet ai ta bëjë një gjë të tillë,para se të kthehej nga rruga e tregtisë.Vëllai i madh i thotë ziliqarit: “Përgatitu se malli i tregtisë së vëllait është afruar dhe nga këtu nuk është më larg se një km.Njeriu ziliqar me fuqinë e syrit të tij i thotë: “A po mundesh ta shohësh nga kjo largësi? Ah mjeri unë,po të kisha pasur këtë largpamësi (thotë ziliqari). Ai (Vëllai i madh) ndjeu një shtrëngim të madh në kokë,dhe iu errësua shikimi dhe përnjëherë u verbërua (nga syri i keq).Ndërsa tregtia e vëllait kaloi pa kurrfarë të keqe.

Related

Check Also

Pse protesta është dhe duhet të jetë politike

FATOS LUBONJA Një nga gjërat që bie në sy në protestën e studentëve është ngulmimi …