Home / Feja / RËNDËSIA E PAJTIMIT
Like faqes ne Facebook

RËNDËSIA E PAJTIMIT

Islami i ka kushtuar rëndësi të veçantë mundësisë së përçarjes së besimtarëve, ngase ata janë njerëz, gabojnë dhe ndonjëherë ia qëllojnë dhe nuk ka mundësi që përherë të janë në mendimet e tyre unik dhe të përbashkët. Pikërisht për këtë, islami e shëroi këtë problematikë në të gjitha nivelet e saj, duke filluar nga faza e grindjes, e braktisjes dhe e largimit të njëri-tjetrit e deri në fazën e fundit kur fillon luftimi dhe armiqësia ndërmjet tyre.

All-llahu xh.sh. thotë:
“Pajtimi është më i dobishmi”. (En Nisa, 128.)

Me pajtim, ummetit (kombit) i realizohet njësimi dhe unifikimi, ku gjen krenari i dobëti, humb e padrejta, forcohen lidhjet dhe nxitohet në pajtim të përgjithshëm.

All-llahu xh.sh. thotë:
“S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).”( El Huxhurat, 10.)

Nëse humb pajtimi, atëherë shkatërrohen popujt, shkelet nderi dhe përhapet e keqja te i afërmi dhe te ai që është larg.

Pajtimi është vendosmëri e lëvduar, nijet i mirë, dëshirë dhe vullnet i qëlluar, ummeti ka nevojë për pajtim, përmirësim, ka nevojë që të armiqësuarit të bëhen miq, ata që janë kacafytur të pajtohen në mënyrë që rehatia dhe qetësia të zë vend në mesin e tyre dhe të mos ketë grupe përveç se për të bërë gara se kush bën më shumë vepra të mira.

Pajtimi ka domethënien e vet, i ka rrugët dhe metodat të cilat kanë zënë vend në tekstet fetare islame dhe të cilat i kanë zbatuar njerëzit reformator në të kaluarën.

All-llahu thotë në Kur`an:
“…atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbani drejtësinë, se vërtet All-llahu i do të drejtit.” (El Huxhurat, 9.)

Që pajtuesi të jetë i mençur, në mënyrë që çdonjërit t`ia japë të drejtën dhe në vend të armiqësisë të mbjell miqësi dhe dashuri.
Shkuarja pas metodologjisë së të folurit me zë të ulët, edhe pse kjo mënyrë është e urryer, megjithatë në këtë rast është e pranuar.

All-llahu xh.sh. në Kur`an thotë:
“Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve.”
(En Nisa, 114.)

Pejgamberi a.s. në lidhje me vlerën e pajtimit ka thënë:
“A t`ju rrëfej për diçka që i tejkalon gradat e agjërimit, namazit dhe zekatit,” i pyeti Pejgamberi a.s. shokët e vet? (Bëhet fjalë për agjërimin dhe namazin nafile e jo për farzet) Thanë: “Po, gjithsesi.” Tha: “Pajtimi ndërmjet njerëzve, ngase prishja e marrëdhënieve në mes tyre është korrëse (e fesë).”

Shihabi ka thënë:
“Nuk kam dëgjuar të jetë lejuar gënjeshtra në diçka, me përjashtim në tri gjëra: në luftë, në pajtimin në mes njerëzve dhe burri kur t’i flet gruas (për diçka në mes veti).”

Like faqes ne Facebook

Check Also

Xhamia e Pajtimit në Bubavec të Malishevës është shpallur Xhami-Muze

Xhamia e Pajtimit në Bubavec të Malishevës është shpallur Xhami-Muze. Këtë e ka bërë me …