Home / Troje Shqiptare / Kosova / Ramush Haradinaj oficer rezervë në Armatën Jugosllave, APJ?!

Ramush Haradinaj oficer rezervë në Armatën Jugosllave, APJ?!

A e keni ditur se kryeministri Ramush Haradinaj, ka pasur një përgatitje krejt të veçantë, madje ushtarake?! Por, a ju shkon në mendje të pyesni tani, pse do ta ketë mbajtur të fshehur ai, biografët e tij, dhe autorë të tjerë për kaq shumë gjatë. Ai ka qenë, sipas disa burimeve të besueshme, oficer rezervë në ish Armatën Jugosllave, madje në perëndim të saj.

Ramushin shpeshherë e keni menduar si hero të pakontestueshëm, duke dëgjuar disa bëma të tij në Dukagjin. Por, shumëherë ai është thyer, madje në çaste kritike.

Dy herë gjatë luftës pranoi marrëveshje publikë për të bashkëluftuar kundër Serbisë, me strukturat ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, dy herë e prishi. Pse?

Po ashtu në disa situata delikate pas luftës ai u thye papritmas. Pra, e harronte burrërinë, nderin shqiptar dhe mbi të gjitha Besën, e dhënë para burrave të dheut, që asgjë nuk e ndan nga lufta kundër serbit.

Kur u arrestua në Francë dolën disa nga relacionet e tij me serbët, lidhjet që shkonin përtej një brezi.

Por, tani Gazeta ka marrë informacione të besueshme se Haradinaj nuk ka qenë thjesht një ushtar në APJ (Armatën Jugosllave), të cilën e mbaroi në vitet 1988-1989. Pas, kësaj i këshilluar edhe nga lidhje miqësore me serb, do të vazhdonte shkollën për oficerë rezervë të APJ-së, për së paku 9 muaj.

Sipas informacioneve të besueshme, ai ka qenë i trajnuar në “ne seksionin e armëve kimike biologjike”.

Haradinaj ka qenë ushtar në Pirot, qytet i konsideruar si bastion i nacionalizmit serb.

“Ka indikacione, se pas kthimit të tij nga ushtria, disa shqiptarë atje e kanë pësuar”, thotë burimi.

Haradinaj me grupimin e tij dyshohet se kanë kryer për vite të tëra zhvatje, haraç, përfitime të paligjshme nga tenderët, dhe më mizorja, njerëz të afërt të tij, sikurse edhe vet vëllai, kanë qenë të përfshirë në vrasje politike, për çka edhe është dënuar dhe ka vuajtur pak vite burg Daut Haradinaj, i cili besohet se nuk mund ti shpëtojë Gjykatës speciale. Nuk përjashtohet që njëri nga të dyshuarit prej saj është edhe vetë Ramush Haradinaj, dhe se këto kanë qenë shtysat, që ai deshi të dal me çdo kusht kundër Gjykatës speciale.

Tashmë u kuptua përfundimisht, sikurse edhe është dyshuar, se ai demarkacionin po e shfrytëzon për të ardhur në pushtet, madje erdhi në krye të qeverisë, në një nga kohët më delikate, duke betonuar të dyshuarit për krime, pushtetin në Kosovë.

Por, pse i trembet dhe e fsheh ai dhe biografët e tij këtë ngjarje të jetës së tij?! / Gazeta Shqiptari

Check Also

Lidhja mes pagjumësisë dhe tensionit të lartë – Zgjidhja e duhur që vjen në ndihmë

Një studim i fundit shkencor mbi tensionin ka zbuluar se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia …