Home / Bota / “Qëllimi i Mianmarit është shkatërrimi i muslimanëve të Arakanit”

“Qëllimi i Mianmarit është shkatërrimi i muslimanëve të Arakanit”

Në Stokholm u mbajt konferenca dyditore mbi Arakanin në të cilën u tha se shtetet evropiane nuk morën përgjegjësi të mjaftueshme për të ndaluar masakrën në Mianmar.

Konferenca u organizua nga Këshilli Evropian Rohingya (ERC) dhe organizata Rohingya në Suedi.

Në konferencë morën pjesë zyrtarë të shumtë, në mesin e të cilëve edhe presidenti i Këshillit Evropian Rohingya (ERC), Hla Kyaw, i cili në adresimin e tij tha se shtete evropiane nuk morën përgjegjësi mbi vete për të ndaluar masakrën në Mianmar.

“Qëllimi kryesor i autoriteteve të Mianmarit është të shkatërrojë sa më shumë muslimanë të Arakanit”, tha Kyaw, për të shtuar se reagimi evropian ishte i pamjaftueshëm.

Në fjalimin e tij, ai kujtoi se vitin e kaluar 720.000 muslimanë të Arakanit braktisën vendin duke ikur nga masakrat, përdhunimet, shkatërrimet sistematike të fshatrave, duke lënë shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në Bangladeshin fqinj.

Presidenti i organizatës Rohingya në Suedi, Abul Kalam, tha se Turqia ishte seriozisht e interesuar për statusin e muslimanëve arakanas.

Ai rikujtoi deklaratat e zyrtarëve evropianë se nevojitej më shumë dialog për të zgjidhur këtë situatë.

“Me kë të vendosni dialog? Duke thënë vetëm dialog, dialog, koha kalonte. Situatën tonë e kupton vetëm Turqia dhe presidenti i saj, Recep Tayyip Erdoğan”, tha ai.

Ngjarjet të cilat vendosën dramën e muslimanëve të Arakanit në qendër të vëmendjes botërore, filluan më 25 gusht të vitit të kaluar.

Atëherë nën pretekstin e luftës kundër sulmeve të militantëve mbi stacionet e policisë, ushtria e Mianmarit dhe militantët budistë filluan sulmet brutale ndaj popullatës Rohingya, në të cilat në mënyrë barbare u vranë mbi 24.000 pjesëtarë të kësaj pakice.

Sulmet u shndërruan në një formë të spastrimit etnik, ku si pasojë ushtria e Mianmarit dogji qindra fshatra muslimane.

Mbi 750.000 muslimanë braktisën rajonin duke ikur në Bangladeshin fqinj./ AA

Check Also

Çfarë është e premte e zezë? Çfarë ndodh në ketë ditë

Çfarë është e premte e zezë? Çfarë ndodh në ketë ditë? Dhe a i lejohet …