Home / Bota / Puçisti Al-Sisi: Ushtria dhe policia e Egjiptit do të spastrohen nga personeli fetar

Puçisti Al-Sisi: Ushtria dhe policia e Egjiptit do të spastrohen nga personeli fetar

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, deklaroi mbrëmë se do të ndalojë secilin njeri me prirje religjioze të shërbejë në ushtrinë apo policinë e Egjiptit, duke i kërcënuar me përjashtim ata që tani janë pjesëtarë të këtyre formacioneve.

Komentet e Al-Sisit u bënë në një simpozium të organizuar nga ushtria me temë “Konfrontimi i terrorizmit: Vullnet i popullit”.

“Ka disa individë me prirje të tilla (fetare), por kjo nuk do të pranohet nga ushtria apo policia. Do të përjashtojmë secilin që ka prirje të tilla”, pohoi presidenti egjiptian.

Ai erdhi në pushtet pas një grusht shteti të përgjakshëm në vitin 2013, në të cilin u përmbys Mohamed Morsi, presidenti i parë i vendit i zgjedhur në rrugë demokratike, njëherësh drejtues i grupit Vëllazëria Muslimane e Egjiptit.

Që atëherë, regjimi i al-Sisit ka goditur në mënyrë të pamëshirshme mbështetësit e Morsit dhe anëtarët e Vëllazërisë, duke vrarë qindra dhe duke burgosur dhjetëra mijëra përkrahës të presidentit të përmbysur.

Check Also

Me gjysmë trupi duke e thënë Shahadetin e mbyllur sytë përgjithmonë në këtë dunja (Një ngjarje në Egjipt)

Në një nga fshatrat e provincës Minja të Egjiptit xhemati po falnin namazin e jacisë …