Home / Bota / Publikohen 100 orë regjistrime sekrete nga studiot e CNN-it: Ja si mashtron televizioni amerikan
Like faqes ne Facebook

Publikohen 100 orë regjistrime sekrete nga studiot e CNN-it: Ja si mashtron televizioni amerikan

Rrjeti televiziv amerikan “CNN” duket se do të përballet me ‘telashe të mëdha’ pasi më shumë se 100 orë regjistrime audio nga selia e tij në Atlanta, janë bërë publike nga një organizatë jofitimprurëse e njohur si “Project Veritas”

Audi-regjistrimet tregonin si rrallë ndonjëherë “shtrembërimin e të dhënave të votimit” dhe “paragjykimin kundër republikanëve.”

Gazetarët e CNN-it mund të dëgjohen duke diskutuar të cilat sondazhe duhet të publikojnë dhe duke përgatitur sulme ndaj armikut të tij mediatik “Fox News”, raporton “International Buisiness Times”.

Kasetat u bënë publike të enjten dhe janë regjistruar në vitin 2009 nga një burim anonim.

Projekti “Veritas” është themeluar nga aktivist konservativ James O’Keefe, i cili tha se misioni kishte per qellim të “hetonte dhe të vinte në dukje korrupsionin, pandershmërinë, mashtrimin dhe shkelje të tjera në institucionet publike dhe private si “CNN”

Mësohet se ata kanë përdorur “gazetarët e fshehtë” për të ekspozuar korrupsionin e dyshuar brenda televizionit të famshëm amerikan.

O’Keefe tha në një intervistë të mërkurën se ” CNN ka një rol shumë të rëndësishëm si arbitër i lajmeve.”

Në përgjigje të kërkesës së ‘Politico’ për një koment një zëdhënës CNN-it tha se nuk mendonte se kishte ndonjë gjë për të komentuar.

Like faqes ne Facebook

Check Also

Media e njohur gjermane, DW: Zgjidhja Kosovë-Serbi shumë larg, kriza evidente

Si këto ditë 20 vjet më parë, në Rambouillet të Francës filloi konferenca ndërkombëtare e …