Home / Shëndetësi / Presidentja Kroate : Kosova do të bëhet Shqipëri Etnike Kemi Modelin Qmenden Serbet (VIDEO)

Presidentja Kroate : Kosova do të bëhet Shqipëri Etnike Kemi Modelin Qmenden Serbet (VIDEO)

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi sot në Zagreb se “nuk e tronditin protestat” kundër vizitës së tij në Kroaci, por megjithatë komentoi disa nga parullat që i mbanin demonstruesit, transmeton Gazeta Express.
Pas takimit me homologen kroate Kolinda Grabar Kitaroviq, me ftesë të së cilës qëndroi sot në Zagreb, Vuçiq deklaroi se nuk ka probleme me atë që dikush fiton poenë duke e fyer atë, por theksoi se ai “kurrsesi s’është çetnik”, raporton B92.

“Pashë njerëz me parulla. Shkruanin ‘Kali, mos gënje’, pastaj diçka rreth kërkim-faljes, ‘çetnik-fillestar’, ‘barraba, kthehu në Serbi’, por nuk u trondita shumë. Presidentja Grabar Kitaroviq më përgatiti një pritje të mirë. Më thanë se ka pasur disa qindra njerëz dhe kjo është normale në demokraci”, ka thënë Vuçiq.

Megjithatë, ai ka kundërshtuar ata që e kanë quajtur çetnik.

“Nuk jam kurrfarë çetniku, askush në familjen time s’ka qenë çetnik. Në luftën e fundit familja Vuçiq ka vuajtur, ka vuajtur edhe në luftën e parafundit, dhe nuk e di se familja ka marrë pjesë në çfarëdo krimesh”, ka thënë presidenti serb.

Pyetjes së gazetarit në konferencën për media të dy presidentëve në Zagreb lidhur me demonstratat kundër vizitës së Vuçiqit iu përgjigj edhe presidentja kroate Grabar Kitaroviq, e cila tha se “është demokratike të protestohet, por nuk mund të përkrahë fyerjet dhe gjuhën e urrejtjes”

Check Also

Video: Globi Islam

♥ Shprëndaje Këte Video Ta Shohin Armiqt e Islamit Të Verteten o ithtarët e Librit …