Home / Lajme / Popoviq Kosovën s’kemi mundur ta marrim në Kohën e Turqisë, por po vjen brezi ri i shqiptarëve dhe unë besoj në dialogun me ta.

Popoviq Kosovën s’kemi mundur ta marrim në Kohën e Turqisë, por po vjen brezi ri i shqiptarëve dhe unë besoj në dialogun me ta.

Autonomi më të gjerë të mundshme, ndoshta të tillë që nuk gjendet askund në botë, është zgjidhja për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Kështu ka thënë për gazetën “blic” të Beogradit ministri serb i Inovacionit dhe kryetari i Partisë Popullore Serbe Nenad Popoviq.

“Në përbërje të Kushtetutës së Serbisë dhe të Rezolutës 1244 shkruan se Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë. Këtu është fundi i çdo mendimi për zgjerimin e të drejtave të Prishtinës, por edhe fillimi i të gjitha mendimeve se për çfarë mund të bisedohet me ata. I njoh kaherë shqiptarët, jam i sigurt që, nëse nuk ka presion nga disa vende perëndimore, do të mund të gjenim kompromis në kuadër të autonomisë më të gjerë. Kosova është e patjetërsueshme, atë na e kanë lënë paraardhësit tanë dhe nuk kemi të drejtë që të sillemi ndryshe. Jam i sigurt se nuk do të ketë kryetar e kryeministër që do të nënshkruante pavarësinë e Kosovës , as anëtarësimin e saj në OKB , ne pa Kosovën, pa një centimetër të saj, nuk ekzistojmë”, ka thënë ai për këtë gazetë, transmeton Koha.net.

Në vërejtjen se shqiptarët e Kosovës refuzojnë çdo zgjidhje po autonomisë, Popoviq thotë:

“Është e qartë se situata nuk mund të kthehen në gjendjen e vitit 1999, por zgjidhje nuk mund të jetë pavarësia e Kosovës dhe as ulësja në OKB. Vendet perëndimore që na kanë bombarduar tani nuk duan ta pranojnë gabimin – se kanë ndihmuar në krijimin e shtetit të rremë të cilin e udhëheqin kriminelët më të mëdhenj në botë. Ato tani e shikojnë këtë krijesë të rreme, të ndërtuar me shitje organesh, me shitje qeniesh njerëzore dhe narkotikë dhe është në interesin tyre që të mbetet kështu. Atje 90 për qind e popullatë është e varfër, vetëm ata që në mënyrën më brutale kanë vrarë foshnja e gra serbe jetojnë mirë. Mendoni se populli do të pranojë të jetojë kështu i varfër dhe me terrorizmin se ka shtet të rremë? Jo. Edhe atij një ditë do t’i neveritet.

Sipas Popoviqit, transmeton Koha.net, marrëveshjen për autonomi duhet nënshkruar sa më shpejt, e nëse jo, atëherë çfarë të bëjmë, të presim kohë më të mira. Serbia ka qenë 500 vjet nën robërinë turke dhe as atëherë nuk ka hequr dorë nga Kosova, porse e ka pritur momentin që të kthehet në të. Po vjen brezi ri i shqiptarëve dhe unë besoj në dialogun me ta.

Në fund Popoviq ka thënë se nuk do të ketë më luftë, në Serbi kemi kompanitë botërore të cilat për interesat të veta nuk do të lejojnë që të bombardohemi. Në Këshillin e Sigurimit kemi miqtë seriozë Kinën Rusinë.

Check Also

Vogëlushja që qan në kufirin amerikan, flet fotografi: më theu zemrën…

Fotografi që fiksoi imazhin që u bë viral në rrjetet sociale, ekspozoi vuajtjet nga politika …