Home / Bota / Peskov flet për takimin Thaçi-Putin

Peskov flet për takimin Thaçi-Putin

Presidenti rus Vladimir Putin bisedoi shkurtimisht me kreun e Kosovës Hashim Thaçi në margjinat e kremtimeve me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, duke shprehur nevojën që Prishtina të gjejë konsensus me Beogradin, tha të mërkurën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.

Sipas tij, Putin ka deklaruar se Rusia do të mbështesë vendimet e tyre të përbashkëta. Më parë, Thaçi raportoi për një bisedë me Putin në Paris, gjatë së cilës, tha ai, ata kishin diskutuar arritjen e mundshme të një marrëveshjeje paqësore midis Beogradit dhe Prishtinës. “Kjo, në fakt, nuk ishte një takim në të kuptuarit tonë, ishte një bisedë. Putin foli me një numër mjaft të madh pjesëmarrësish në aktivitetin e zhvilluar në Paris”Në fakt, Thaçi ishte njëri prej tyre, ata me të vërtetë shtrënguan duart, u fotografuan”, tha Peskov kur iu kërkua të komentonte mbi raportet rreth takimit. “Natyrisht, Putin ka tërhequr vëmendjen se është e nevojshme para së gjithash të arrihet konsensusi me Serbinë. Kjo është kryesorja. Dhe kuptohet, ai ka thënë se ‘ne do ta mbështesim marrëveshjen që do ta arrijnë të dy palët. Ndryshe nuk bën’”, ka sqaruar zyrtari i Kremlinit./ PT

Check Also

Këshilla për burrin

Këshilla për burrin 1. Kije frikë Allahun në çdo situatë, dhe, nëse sprovohesh, duro, duke …