Home / Feja / Pejgamberi alejhiselam përdorte tri lloje barnash për të kuruar sëmundje

Pejgamberi alejhiselam përdorte tri lloje barnash për të kuruar sëmundje

Llojet e ilaçeve të Profetit (s.a.u.s.) Pejgamberi (s.a.u.s.) përdorte tri lloje barnash për të kuruar sëmundje të ndryshme: natyrore, hyjnore dhe përzierje të këtyre të dyjave.

Ne do të flasim për të tria llojet, sipas udhëzimit dhe traditës së tij (s.a.u.s.). Fillimisht do të tregojmë ilaçet natyrore, të cilat i ka përshkruar dhe përdorur ai, pastaj do të flasim për ilaçet hyjnore, dhe në fund do të përshkruajmë ilaçet e përziera. Ne thjesht do të përcjellim disa copëza nga ai udhëzim gjithëpërfshirës dhe i plotë që solli Pejgamberi (s.a.u.s.) në këto aspekte.
Ai (s.a.u.s.) u dërgua si udhëzues në rrugën e drejtë, ftues i njerëzimit në rrugën e Allahut dhe në Xhenetin e Tij, përcjellës i diturisë rreth Allahut të Lartësuar, qartësues i rrugëve me të cilat arrihet kënaqësia e Allahut dhe urdhërues për to, sqarues i çdo gjëje që zemëron Allahun dhe ndalues i saj. Ai i përcolli njerëzimit fakte të sigurta rreth historisë së profetëve dhe të dërguarve të Zotit, rreth marrëdhënieve të tyre me popujt në të cilët u dërguan. Ai solli të vërtetat e krijimit të botës: si filloi ajo dhe si do të jetë përfundimi i saj, ku do të jetë fundi i të mirëve dhe ku fundi i të këqijve. Ai erdhi si udhëzues për të arritur lumturinë e kësaj jete dhe atë të amshuar dhe për të shpëtuar nga trishtimi i kësaj jete dhe ai i përjetësisë. Ai i sqaroi plotësisht rrugët e arritjes së lumturisë dhe të shpëtimit nga hidhërimi.

Për sa i përket mjekësisë së trupit, ajo është pjesë plotësuese e Sheriatit të Profetit (s.a.u.s.), pa të cilën ai do të ishte i mangët. Ilaçet e trupit duhen përdorur atëherë kur është e nevojshme. Ndërsa për të kuruar sëmundjet e zemrës dhe të shpirtit, më e mira është që t‟i kushtosh kohë e energji ruajtjes dhe mbrojtjes së tyre nga ndonjë e keqe që mund t‟i prekë ato. Ky është qëllimi final që synon të arrijë misioni i Profetit (s.a.u.s.). Tashmë është fakt që, të kurosh sëmundjet e trupit pa kuruar njëherë zemrën, nuk ia vlen, pasi nuk ka rezultat. Nga ana tjetër, kurimi i zemrës teksa trupi është sëmurë nuk sjell ndonjë dëmtim, madje kur ndodh kështu, dhimbja e sëmundjes largohet dhe do të zëvendësohet me të mirën e pashtershme. Në fund, suksesi vjen vetëm nga Allahu!

Check Also

Debati për shaminë në Austri, muslimanët të shqetësuar për të ardhmen

Në Austri ka një ligj i cili ndalon mbajtjen e burkës, ndërsa me pretekstin e …