Home / Feja / Optimizmi dhe shpresa këto 2 ilaçe te fuqishme

Optimizmi dhe shpresa këto 2 ilaçe te fuqishme

Profeti Muhammedi a.s. ka treguar se ekzistojnë dy lloj diturish: dituria mbi fenë (dituria religjioze) dhe dituria mbi trupin. Ai ka thënë: “Për çdo sëmundje të cilën e ka dhënë Allahu, Ai e ka përcaktuar edhe ilaçin”.(Buhariu). Kjo thënie e fuqizon shpirtin e pacientit dhe e trimëron mjekun për të kërkuar dhe hulumtuar “ilaçin e vërtetë”. Në realitet kur pacienti ndien se ka ilaç të vërtetë për sëmundjen e tij, shpirtin e tij e prek fryma shpresëdhënëse, i mënjanohet brenga, i kthehet fuqia për ta mposhtur sëmundje. Fjalët e Muhammedi a.s. t forcojnë besimin e njeriut. Ato rrezatojnë dritë dhe japin shpresë. Dashuria ndaj tij na ngrohë zemrat dhe jep fuqi e vullnet për të jetuar, na jep kurajë që të mos humbasim guximin, të mos ligështohemi dhe të mos rrëshqasim në abiset e errësirës. Fjala e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. është thënë ose është shprehur për ta bartur domethënien a porosinë e cila duhet të jetësohet. Ai flet me zemër, e cila rrezaton iman dhe me Kur’an. Pas fjalëve të tij qëndron Allahu i Lartësuar.

Nje studim tregon se pacientet e semure me semundje te zemres dhe qe kane qene optimist, mbajnin shpresa se nje dite do ti kthehen jetes normale, kane jetuar me gjate. Një studim i ri i publikuar në Archives of Internal Medicine (Arkivat e Mjeksis Interne) konfirmon fuqin shëruese të të menduarit pozitiv. Hulumtuesit në Univerzitetin Duke kan studiuar rastet e më shumë se 2800 pacientëve me sëmundje zemre për një periudh 15 vjeçare duke u munduar që të dallojnë lidhjen mes shpresës (pritjes) së tyre për shërim dhe jet më të gjatë. Çka kan zbuluar është se ata pacient të cilët anonin nga pesimizmi, ashtu si është evidentuar nga përgjigjet e tyre në pyetjet e 18 anketave, kishin 30% më shumë gjasa të vdisnin gjatë periudhës së studimit. Pacientët më optimist (ata të cilët më së shumti kishin shpresa për shërim të plot) vazhdimisht mbijetonin (jetonin më gjatë) se sa pesimistët. Edhe atëherë kur hulumtuesit faktorizonin gjërat si mosha, të ardhurat, depresionin dhe ashpërsin e sëmundjes, individët pesimist prap kishin rritje të rrezikut për vdekje. Hulumtuesit hipotizojnë se pacientët me probleme zemre që kanë pikpamje negative në gjendjen e tyre mund të krijojnë stres emocional dhe tension ndaj vetvetës, gjë që tutje mund të pengoj aftësin e trupit të tyre për t’u shëruar. Stresi, sic dihet, është i njohur që ka efekt shkatërrues në shëndet dhe anë e kënd botës është i njohur si faktor me rrezik të lartë në zhvillimin e sëmundjes së zemrës dhe në komplikimet e sëmundjeve të zemrës. Në anën tjetër, pacientët të cilët kishin pikpamje pozitive ishin më proaktiv në qasje me gjendjen e tyre dhe më të përkushtuar që të ndjekin planin për trajtim të plot. Në një editorial shoqërues të titulluar,, Optimizmi mes Sëmundjes Serioze: Ilaç Klinik apo Enigm Etike?,, mjekët Robert Gramling dhe Ronald Epstein shkruajnë:

“…Otimizmi është një ilaç i fuqishëm që krahasohet në mënyrë të favorshme me ato terapi mjeksore që janë tejet efektive. Duke marr parasysh madhështin e efektit që optimizmi ka në shëndetin e zemrës dhe mbijetesës, na duhen më shumë hulumtime për të shpalosur rrugët që përshkojnë këtë fenomen.”

Optimizmi si strategji shëruese vërtet nuk është koncept novelash. Sidoqoftë, është vështirë të mbajm qëndrim optimist veçanërisht atëherë kur përballemi me sfida shëndetësore.Skencëtarët pohojnë që ekziston një lidhje ndërmjet shpresës së pacientit dhe përmirësimit të tij nga sëmundjet e rënda . Një specialist i shquar amerikan në fushën e kancerit, sugjeron se ka baza shkencore për një lidhje të tillë. Këtë sugjerim ai e bën në librin e tij “Anatomia e shpresës”. Është e rëndësishme që së pari të kuptohet se çfarë është shpresa, dhe si ndryshon ajo nga optimizmi. “Një optimist thotë se gjithçka do të shkojë mirë. Por në fakt, ne e dimë që në jetë kjo nuk ndodhë gjithmonë. Ndërsa ai që shpreson i pranon të gjithë problemet me të cilat ndeshemi, dhe përmes saj ne shikojmë një të ardhme më të mirë.” Si rezultat i shpresës truri liron disa kimikale të cilat reduktojnë shqetësimet. Shqetësimet janë pengesat më të mëdha tek pacientë për fillimin e një tretmani të sëmundjeve, apo për të patur forcën e duhur për të përballuar mjekimin. Për sa i përket pacientëve të prekur nga sëmundjet e kancerit, studimet nuk janë shumë të qarta. Më siguri që optimizmi dhe shpresa nuk e zhdukin sëmundjen por ndikimi i të shpresuarit tek pacientët me kancer bën që ata të marrin vendimet të qarta dhe të zgjedhin mënyrat më të mira me shpresë që të kurohen. Pas marrjes së rezultatit për një sëmundje të rëndë ju nuk duhet të humbni shpresën për jetë. Sot ekzistojnë shoqata të ndryshme për ndihmë dhe përkrahje të sëmurave nga kanceri. Andaj nuk duhet hezituar që në rast nevoje ti kontaktoni

Related

Check Also

“Qëllimi i Mianmarit është shkatërrimi i muslimanëve të Arakanit”

Në Stokholm u mbajt konferenca dyditore mbi Arakanin në të cilën u tha se shtetet …