Home / Bota / Novak: “Rrjedha Turke”, një nga projektet më strategjike ndërmjet Turqisë dhe Rusisë

Novak: “Rrjedha Turke”, një nga projektet më strategjike ndërmjet Turqisë dhe Rusisë

Ministri rus i Energjetikës, Aleksandr Novak, deklaroi të dielën se gazsjellësi “Rrjedha Turke” është një ndër projektet më të rëndësishme dhe më strategjike ndërmjet Turqisë dhe Rusisë.

Ky vlerësim i ministrit Novak vjen një ditë përpara ceremonisë së të hënës në Stamboll me pjesëmarrjen e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, me rastin e përfundimit të fazës detare të gazsjellësit “Rrjedha Turke”.

Pasi tha se vëllimit tregtar ndërmjet Turqisë dhe Rusisë është rritur ndjeshëm kohëve të fundit, Aleksandr Novak vijoi me këto fjalë: “Rritja e tregtisë dhe investimeve reciproke është ndër objektivat kryesore të institucioneve tona të ekonomisë. Vëllimi tregtar ndërmjet dy vendeve tona ka shënuar një rritje me 26 për qind këtë vit. Këtu nuk e kam fjalën vetëm për një rritje të eksporteve ruse të Turqi, por edhe të eksporteve turke në Rusi. Eksportet tona në Turqi janë rritur me 24 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa importet tona nga Turqia janë rritur me 36,6 për qind në krahasim me një vit më parë.”

Ai tërhoqi vëmendjen se një rritje e rëndësishme mes dy vendeve është regjistruar po ashtu në sektorin e bujqësisë.

Ministri rus vlerësoi gjithashtu çështjen e vizave për qytetarët turq duke thënë se për këtë janë zhvilluar negociata të ndryshme më datë 1 nëntor./ trt

Check Also

Xhamitë si dëshmi kundër propagandës anti-islame dhe anti shqiptare

András Riedlmayer, ekspert i arkitekturës islame, në një intervistë të paradokohshme dhënë një mediumi kosovar, …