Home / Feja / NJË MUNDËSI E MADHE PËR TË FITUAR SHPËRBLIME TË MËDHA

NJË MUNDËSI E MADHE PËR TË FITUAR SHPËRBLIME TË MËDHA

Transmetohet prej ibn Abasit, (Allahu qoftë i kënaqur me të), se me të vërtetë i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) pasi që erdhi në Medine i gjeti çifutët duke agjëruar ditën e Ashures (dita e dhjetë e muajit Muharem). I Dërguari i Allahut ju tha: “Për çfarë arsye ju e agjëroni këtë ditë?” Ata thanë: “Kjo ditë është një ditë madhështore. Në këtë ditë Allahu e shpëtoi Musain (alejhi selam) dhe popullin e tij, dhe e fundosi Firaunin dhe popullin e tij, dhe Musai (alejhi selam) e agjëroi këtë ditë në shenjë falënderimi ndaj Zotit të tij, edhe ne e agjërojmë këtë ditë.”
I Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) tha:
“Ne kemi më shumë obligim ndaj tij dhe më përparësi se ju ndaj Musait (alejhi selam).” Atë ditë e agjëroi i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) dhe i urdhëroi shokët e tij që të agjerojnë.

Këtë hadith e ka shënuar imam Buhariu në Sahihun e tij. Ky hadith aludon në atë se agjërimi i ditës së 10 të muajit Muharem është i preferuar. Pra, është e pëlqyeshme që kësaj dite të i bashkangjitet një ditë para ose një ditë pas me qëllim që mos të pergjasojmë me çifutët. Gjithashtu, për ata që kanë mundësi, lejohet që të agjërohen tre ditë, dita e nëntë, dita e dhjetë dhe dita e njëmbëdhjetë.

Ja një tabelë për orientim:

Dita e Merkurë (19 Shtator) është 9 Muharem
Dita e Enjte (20 Shtator) është10 Muharem
Dita e Premte (21 Shtator) është 11 Muharem

Ditët e bardha:
E Diel, (23 Shtator) 13 Muharem
E Hënë, (24 Shtator) 14 Muharem
E Martë, (25 Shtator) 15 Muharem

I Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) ka thënë:”Shpresoj që agjërimi i ditës së Ashures ti fal mëkatet e vitit të kaluar.” Muslimi

Ai i cili dëshiron te fiton shpërblime të mëdha dhe ti falen mëkatet, le të nxiton në kryerjen e veprave të mira!

Përshtati Hoxhë Ismail Asllani

Check Also

Video: Bunjamin Çajani – Me Një Zë Bombastik Mora Fjal Shpërndaje

💠 Bunjamin Çajani – Me Një Zë Bombastik Mora Fjal Shpërndaje