Home / Feja / Nëse shejtanët janë të prangosur ? Si është e mundur që njerzit të bëjnë mëkate në Ramazan !

Nëse shejtanët janë të prangosur ? Si është e mundur që njerzit të bëjnë mëkate në Ramazan !

Një djalosh musliman nuk e kishte të qartë hadithin për prangosjen e shejtanëve gjatë ramazanit, andaj e pyeti hoxhën:
„O hoxhë i nderuar, si është e mundur që një njeri të bëjë mëkate gjatë ramazanit, nëse shejtanët janë të lidhur me pranga?”

Hoxha ju përgjigj: „O bir, a ke parë ventilator në tavan, kur e shkyç (ndërpret) a do të ndalet menjëherë në atë çast dhe do ta ndërpret punën?“
Djaloshi i tha: “Jo, nuk do të ndalet menjëherë, por edhe një kohë do të vazhdojë të punojë vetvetiu dhe pastaj do të ndalet.“

Atëherë hoxha i tha: „O biri im, ngjashëm me këtë është edhe puna e shejtanit dhe joshja e tij për besimtarët. Shejtani muslimanët neglizhentë i nxit aq shumë për të bërë mëkate para ramazanit, sa që ata, edhe kur vjen ramazani vazhdojnë duke bërë mëkate edhe pa joshje dhe nxitje nga shejtani. Dhe kur të ndalën e të zgjohen, do ta kuptojnë se ramazani tashmë ka kaluar, kurse se ata janë humbës, përkundër shansit të jashtëzakonshëm që ju ishte ofruar për të realizuar fitime të mëdha.”

Vëlla dhe motër, ndoshta ky është ramazani i fundit të cilin do të kemi mundësi ta agjërojmë, andaj, le ta shfrytëzojmë këtë rast dhe ta kalojmë ramazanin në ibadet dhe në vepra të mira, në dhikër dhe në lutje të vazhdueshme (sidomos mos ta harrojmë lutjen para iftarit), duke i ndihmuar të varfërit dhe nevojtarët, etj.

Le të mos harrojmë se në ramazan shumëfishohen sevabet, por gjithashtu edhe mëkatet, andaj, le të bëhemi prej atyre që me vepra të mira i afrohen Allahut, sepse nuk ka lumturi të vërtetë as kënaqësi përveç afër Allahut.

Nuk ka askush që është më i mëshirshëm për ne sesa Zoti ynë, Allahu i Plotfuqishëm, madje as prindërit tanë. Allahu na pret neve. Kush i afrohet Atij një pëllëmbë, Allahu i afrohet atij një pash dhe i gëzohet pendimit tonë. Ai këtë e bën për shkak të dashurisë dhe mëshirës së Tij për njerëzit. Allahu është i pavarur prej nesh, por Ai vet e ka krijuar njeriun, dhe njeriu tek Ai është i respektuar. Ai vazhdimisht ia hap derën e pendimit dhe kurrë nuk do të mërzitet duke e falë derisa njeriu nuk mërzitet duke kërkuar falje.

Le ta kujtojmë gjithmonë se vendi ku po jetojmë – është dynjaja e përkohshme dhe nuk është xhenneti i përjetshëm.

Nëse Allahu na jep të mira në këtë botë, le të jemi mirënjohës ndaj Tij, ndërsa nëse na godet ndonjë sprovë, le të jemi të durueshëm dhe nga Allahu le të kërkojmë rrugëdalje dhe lehtësim, dhe së shpejti para nesh do të shfaqet rruga e ndriçuar e shpëtimit dhe problemet do të zhduken.

O Allahu i dashur, na bër neve që veprat tona të mira të jenë veprat e fundit në këtë botë dhe që dita jonë më e lumtur të jetë dita e takimit tonë me Ty! Amin!

Përshtati: Miftar Ajdini

Check Also

Ikrime Sabri: “Marrëveshja e Shekullit” e Presidentit Trump është një komplot

Kreu i Delegacionit të Lartë Islamik i Jerusalemit dhe ligjëruesi i Xhamisë Al-Aksa, Ikrime Sabri …