Home / Fokus / Muslimanët e Londrës organizojnë iftar të gjelbër – pa plastikë, mbeturina ushqimore ose mish

Muslimanët e Londrës organizojnë iftar të gjelbër – pa plastikë, mbeturina ushqimore ose mish

Një grup i muslimanëve në Londër ka organizuar një iftar ku pjatat e supave ishin bërë nga hithrat e fërguar, ndërsa perimet lokale ishin ushqimi kryesore.

Kjo ngjarje, e organizuar në bashkëpunim me projektin ‘Rabbani’, është bërë për të rritur ndërgjegjësimin për kufizimin e mbeturinave ushqimore.

Pjesëmarrësit në këtë iftar duhej t’i sillnin enët, si dhe kontejnerët për mbetjet. I tërë ushqimi ishte vendorë, duke përfshirë perimet dhe hithrat të cilat përdoren për përgatitjen e supës klasike britanike.

“Theksi ynë është tek ushqimin etik, vendor dhe sezonal – pa mish dhe pa qumësht, ndërkohë që enët plastike nuk shihen askund. Ka të bëjë me përpjekjen e rilidhjes së përgjegjësisë tonë ndaj natyrës si pjesë e adhurimit tonë. Është një mesazh absolutisht i domosdoshëm në këtë ditë dhe në kohë. Grumbujt e enëve të plastike shpesh derdhen nga kontejnerë në fund të iftareve.” tha organizatori Jumana Moon.

“Iftari i gjelbër ka theksuar rëndësinë e Islamit në të ushqyerit e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm.” tha pjesëmarrësi, Sohaib Elnahla.

Check Also

Si të veprojë ai që ka parë endërr te keqe?

SI TË VEPROJË AI QË KA PARË ËNDËRR TË KEQE? Muhamedi, alejhis-selam, na ka mësuar …