Home / Shëndetësi / “Mos të kalbtë toka”, komentuesit s’ndalen me të shara ndaj të ndjerit në FB

“Mos të kalbtë toka”, komentuesit s’ndalen me të shara ndaj të ndjerit në FB

Opinioni publik është tronditur mëngjesin e sotëm pas lajmit se Xhafer Mata, 31-vjeçari nga Kukësi i mori jetën një 19-vjeçareje në Tiranë, pranë një kishe në zonën e Don Boskos.

Deri tani thuhet se ai kishte pasur me vajzën një lidhje disa mujore por që kishte përfunduar pasi vajza e quajtur Xhuljeta Çuni nuk donte të vazhdonte më.

Në kushte të rënda psikologjike 31-vjeçari i ka dhënë fund edhe jetës së tij me një plumb pas koke dhe ndërroi jetë një orë më pas në spitalin e Traumës.

Fqinjët thonë se ai ishte i divorcuar dhe kishte një djalë një vjeç nga martesa e parë, të cilin sot e kishte lënë tek komshinjtë aty pranë.

Por menjëherë pas publikimit të lajmit kanë shpërthyer lumë kritikash dhe reagimesh në profilin e tij në Facebook, ku i riu me sa duket e ka lënë profilin të hapur për t’i komentuar të gjithë.

Qytetarë të ndryshëm i shkruajnë se “duhet të digjet në ferr” apo se duhet të kishte “jetuar për të përjetuar këtu ferrin”.

Check Also

Video: Mos i Dëgjoni Bidatgjit Hoxhë Rexhep Memishi

Mos i Dëgjoni Bidatgjit Hoxhë Rexhep Memishi