Home / Feja / ME VULLNET TË FORTË DREJT SUKSESIT
Like faqes ne Facebook

ME VULLNET TË FORTË DREJT SUKSESIT

Vullneti i fortë është njëri nga faktorët themelorë të karakterit të qëndrueshëm, rrugë e sigurt kah drita e shpirtit. Prandaj, njeriu i ri, që dëshiron të ndjek rrugën më të mirë dhe më të bukur, duhet patjetër të përpiqet që vullneti i tij të bëhetë i çelikt, i fort dhe i paluhatshëm.

Janë të mdhenjë shpirtërisht, ata njerëz që janë të qëndrueshëm. Ata me shpatën e guzimit të tyre ia presin kokën vullnetit të dobët, e nënshtrojnë atë, ndaj ai bëhet ( vullneti ) i dëgjueshëm.

Të lodhur nga përpjekjet, nuk guxojmë kurr të heqim dorë në forcimin e vullnetit.

Forca e vullnetit duhet ushtruar çdo dit, ndoshta edhe çdo orë, në mënyr të vazhdushme dhe të patundshme.

Nga vëndosmëria e djaloshit dhe e vajzës varet se sa kujdesen ata, ta kultivojnë dhe ta edukojnë bimën e vullnetit.

Ndërkaqë, në shkollën e jetës askush nug guxon të ikë nga orët e ushtrimeve të vullnetit, nëse dëshiron të bëhesh njeri i vërtetë Në këtë shkoll të jetës, ikja nuk ofron kurfarë zgjidhje, por ofron vetëm shkatrim në jetë dhe mossukses tragjik.

Aliu r.a. thotë:
“Nëse fillon diçka, qëndro në të, sepse është dëm i madhë të nënçmosh dhe të kundërshtosh dijen e All-llahut xh.sh Ruju nga kjo ditën dhe natën.”

Duhet përpjekur, duhetë qëndruar, duhet fituar. Nuk humb ai, që pason disfatë. Në humbje është ai, i cili edhe pas rënies nuk ngrihet!

“Sa më gjatë që po jetoj gjithnjë e më tepër po bindem se i tërë dallimi ndërmjet dy njerëzve, ndërmjet të fortit dhe të dobtit, ndërmjet të fuqishmit dhe të paditurit, qëndron vetëm në fuqinë e punës, në pathyeshmërinë e vendosmërisë, e cila njeh vetëm vdekjen dhe fitoren.” ( Foqel Buxton )

“Njerëzve nuk u mungon fuqia, por vullneti.” ( Viktor Hygo).

Në betejën e Bedrit, një i pafe ( mushrik ) ia preu dorën e djathtë një as-habi trim. Trupin e tij e mbuloi gjaku. Ç`mendoni, athua iku nga lufta. Kurrsesi. Ai me dorën e majtë e ngriti shpatën nga toka dhe me zemrimë e heroikisht e vazhdoi luftën. Shih pra, atë fuqi shpirtërore, atë heroizëm dhe atë vullnetë të fortë!

Ah, sikur të rinjët të kishin kësi vullneti të fortë e të luftonin kundër dobësive të veta, të cilat i brejnë vlerat njerëzore tek ata!

Fjala – e pamundëshme – është fjalë nga fjalori i të marrëve.

Ka thënë Napoleoni I.:
Të rinjët ankohen nganjëherë: “Kam natyrë të mbrapshtë.” “Unë nuk kam fuqi ti kundërvihem.”

Nevojitet vetëm vullnet, nevojitet vetëm dëshira, dhe këtë vullnet, këtë dëshirë ta ndezim në flakë të zjarrët në unin tonë, kështu që do të ndriçojë jo vetëm në ne, por edhe për rreth nesh.

Në përpjekjet drejt qëllimit më të lartë, vërtet faktori themelorë është vullneti, i cili është mjaft i fortë, i vendosur dhe i orientuar mirë, në dhëntë Zoti, jep sinjalizim të sigurta se njeriu do të arrijë atë që dëshiron.

Shemubull më i mirë për vullnetin e mirë, kemi Muhammedin a.s. i cili për 23 vite, mbolli në zemrat e gjithë njerëzimit deri në ditën e fundit, dëshirën e suksesit si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. Pas gjith atyre vujtjeve, fyrjeve e nënqmimeve që i bën atij, ai nuk hoqi dor kurr dhe me shumë sukses dhe vullnet të fortë korri fitore dhe e ndërtoj ummetin e tij me personalitetin më të mirë.

Me vullnet drejt suksesit.

Like faqes ne Facebook

Check Also

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi që Irani ka të drejtë ligjore për të rimarrë 2 miliardë dollarët e ngrirë nga SHBA-ja

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) ka vendosur se Irani mund të vazhdojë me veprimet ligjore …