Home / Feja / MË MËSUAN LIBRAT

MË MËSUAN LIBRAT

1- Leximi na thotë këtu janë ndalë ata që kanë qenë para nesh, këtu ka arritur bota rreth nesh, e këtu duhet të fillojmë që të mos përsërisim gabimet e tjerëve.

2- Më mësuan librat se disa libra nëse i kanë kopertinat joshëse dhe letrën e brendshme kualitative, nuk domethënë se edhe brendia e librit është e mirë. Kujdesu për bërthamën dhe mos u mashtro me lëvoren.

3- Më mësuan librat se një jetë nuk na mjafton, një mendje nuk i arrin të gjitha dhe një shpirt nuk na kryen punë, andaj të përfitojmë nga jeta e atyre që i lexojmë që të përparojmë ashtu si duhet.

4- Më mësuan librat se leximi i mirë i një njeriut shihet në karakterin, sjelljen, fjalët, madje edhe në vijat e fytyrës dhe buzëqeshjen e tij, e jo vetëm në përsëritjen e asaj që ka mësuar përmendsh.

5- Më mësuan librat sasinë e injorancës që kam.

6- Më mësuan librat se edhe ato kanë natyre dhe karaktere dhe se të gjitha nuk lexohen njësoj dhe se animi yt kah disa tituj është një shenjë të cilën nuk duhet ta injorosh.

7- Më mësuan librat se nuk mërzitem kurrë në shoqëri të librit.

8- Më mësuan librat se mund të udhëtoj në lindje e perëndim, në jug e veri, në të kaluarën dhe në të ardhmen pa lëvizur nga vendi.

9- Më mësuan librat se ai që di të lexojë mirë di edhe të shkruajë mirë.

10- Më mësuan librat se mes disa rreshtave ka shumë libra.

11- Më mësuan librat se Allahu përhapje i jep secilit libër, atij që do edhe atij që nuk do, mirëpo pranimin dhe ndikimin ja jep vetëm atij që e do. Analizoni librat e Ibën Tejmiut e Ibën Kajimit.

12- Më mësuan librat se leximi në fillim është i vështirë, por në fund të bëhet i këndshëm.

13- Më mësuan librat që rri gjatë kohë natën pa gjumë.

14- Më mësuan librat se rileximi i librit na nxjerr në shesh përfitime të reja.

15- Më mësuan librat që të kërkojë në qoshet dhe skajet e tyre, sepse aty fshihen thesaret dhe gjërat me vlerë.

16- Më mësuan librat se disa libra një vizitë u mjafton e në disa libra dëshiron të banosh në to.

17- Më mësuan librat se nëse tërë këtë ymër të shkurtë e kalon në lexim nuk mund ti lexosh të gjitha librat, andaj lexoi librat më të rëndësishme në çdo lëmi.

18- Më mësuan librat se varshmëria nga blerja, leximi dhe shoqërimi me libra është zgjidhja më e mirë e problemeve të rinisë kohës boshe, mos seriozitetit dhe shoqërisë së keqe.

19- Më mësuan librat se njerëzit në jetën reale fshihen pas maskave, kurse në jetën e librave janë më afër realitetit.

Zgjodhi: Vedah ibën Hadi

Përshtati: Bekir Halimi

 

Check Also

Njerëzit religjioz janë më rezistent ndaj depresionit

loading... Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit të cilët thonë se janë religjioz janë më pak …