Home / Bota / Maas lavdëron rolin e Turqisë në Idlib

Maas lavdëron rolin e Turqisë në Idlib

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha se Turqia ka luajtur një rol jashtëzakonisht pozitiv në bisedimet për Sirinë në përgjithësi dhe Idlibin në veçanti.

Këto deklarata Maas i bëri në konferencën e përbashkët të shtypit pas takimit në Berlin me ministrin e Punëve të Jashtme të Letonisë, Edgars Rinkevics.

Vizitën e tij në Turqi në fillim të muajit, Maas e vlerësoi si një pikënisje në normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Turqia ka arritur me Rusinë një marrëveshje për krijimin e zonës së çarmatosur në qytetin veriperëndimor Idlib të Sirisë dhe kjo është shumë e rëndësishme për parandalimin e fatkeqësisë humanitare, theksoi Maas dhe shtoi: “Konstatojmë se Turqia ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në bisedimet për Sirinë në përgjithësi, dhe qytetin e Idlibit në veçanti”.

Maas deklaroi se ministrat gjermanë dhe turq kanë realizuar vizita reciproke dhe se këto kontakte do të vazhdonin edhe pas vizitës së Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Gjermani.

“Ne jemi të interesuar për stabilitetin ekonomik të Turqisë”,- theksoi shefi i diplomacisë gjermane dhe shtoi: “Turqia është në gjendje ti marrë vet vendimet e nevojshme për të siguruar qëndrueshmërinë e saj ekonomike”.

“Të gjitha këto tregojnë se është shumë domethënëse të kesh marrëdhënie funksionale me Turqinë, si në planin dypalësh, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Dhe këtu do të kontribuonte gjithashtu edhe vizita e Presidentit Erdoan (në Gjermani)”,- tha Maas.

Presidenti Erdoan do të vizitojë Gjermaninë në fund të muajit.

Burimi:  Trt

Check Also

5 arsyet pse keni nevojë për bimë në shtëpi dhe zyra

Njerëzit shpenzojnë rreth 90% të kohës së tyre në ambiente të mbyllura. Dhe kjo është …