Home / Troje Shqiptare / Kosova / Largohet përfundimisht nga ujrat e Qipros anija-sondë italiane: Turqia nuk e la të kërkojë gaz pa leje

Largohet përfundimisht nga ujrat e Qipros anija-sondë italiane: Turqia nuk e la të kërkojë gaz pa leje

Anija sondë e kompanisë italiane Eni Sapiem 12000 largohet përfundimisht nga ujrat pranë Qipros, duke ndërprerë çdo mundësi shpimi për naftë.

Siç bën të ditur La Repubblica, sonda e cila prej ditësh ishte bllouar nga marina turke tashmë ka lëvizur drejt Marokut.

Mediat greko-qipriote kanë shkuar se sonda italiane u largua pasi marina turke e kërcënoi se do ta përplasë.

Sipas versionit të mediave qipriote, komandanti i anijes sondë ka rritur fuqinë e motorave dhe ka tentuar të kapë me shpejtësi bllokun 5 të shpimit, por dy motovedeta të marinës turke i janë afruar gati për t’u karromboluar.

Nga ana tjetër marina italiane e mohon këtë fakt dhe thekson se nuk ka pasur asnjë tentativë nga ushtria turke për t’u përplasur.

Në zonë, me mirëkuptimin e Marinës turke ka mbërritur fregata Zeffiro.

Dhe pas komunikimit në radio me autoritetet turke është larguar për furnizim në portin qipriot të Limassol dhe më pas u nis për në Marok.

Claudio De Scalzi, drejtori ekzekutiv i Eni-t tha se tashmë sonda do të nisë shpimet në ujrat pranë Marokut.

Vendimi për largim u mor pasi Turqia nuk lejoi në asnjë sekondë që në mënyrë të njëanshme të kërkohet gaz, pikërisht në ujrat e Qipros së Veriut.

Kjo pjesë është e shkëputur nga Qipro greke, derisa kjo e fundit të pranojë një plan të OKB-së për administrimin e ishullit. /tesheshi

Check Also

11 probleme shëndetësore që mund të zbuloni duke parë thonjtë tuaj

Ne nuk mendojmë shumë për thonjtë tanë, por kjo pjesë e vogël e trupit tonë …