Home / Fokus / Korçë: U përzënë nga fëmijët, myftinia e merr në kujdesje çiftin e të moshuarve

Korçë: U përzënë nga fëmijët, myftinia e merr në kujdesje çiftin e të moshuarve

Rasti i një çifti të moshuarish të pëzënë nga shtëpia prej djalit të tyre, ngjarje e ndodhur në Korçë, ka tronditur shoqërinë shqiptare. Por së fundi rasti i tyre ka marrë zgjidhje nga Myftina e qytetit, e cila i ka marrë nën përkujdesje.

“Ne kemi ofruar strehim dhe ushqim për këta të moshuar, sikurse do t’u sigurojmë edhe një person që do t’iu gatuajë e t’u shërbejë derisa të ketë një zgjidhje për ta”, tha myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, gjatë një interviste për Top Channel.

Të moshuarit, Fadil dhe Lumturie Mane, të dy 82-vjeçarë, u endën rrugëve për ditë me radhë, pasi u zbuan nga njëri prej fëmijëve, ndërkohë që kanë dhe tre të tjerë, gjithsej 3 djem e një vajzë.

Fadili u ankua se gjatë të gjithë jetës kanë qenë mbështetje e madhe për fëmijët, duke u siguruar atyre shtëpi e katandi, por që tani janë braktisur prej tyre. /tesheshi.com/

Check Also

Princat sauditë mundohen të parandalojnë ardhjen në pushtet të Muhamed bin Selman

Burime të afërta me oborrin mbretëror në Arabinë Saudite, njoftojnë për përpjekjet e princave sauditë …