Home / Bota / Koment – Lufta e Turqisë kundër terrorit

Koment – Lufta e Turqisë kundër terrorit

*Can ACUN

Në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” janë spastruar nga terroristët e YPG-së zonat e Afrinit në kufi me Turqinë dhe më pas brenda një jave u çliruan nga terroristët edhe vendbanimet Xhinderes, Raxho, Sheik Hadid dhe Sheran. Me spastrimin e vijës kufitare të Turqisë nga militantët e YPG-së u penguan edhe sulmet me mortaja dhe raketa me rreze të shkurtë të veprimit ndaj vendbanimeve brenda kufijve të Turqisë gjë që paraqet një arritje të rëndësishme nga aspekti i sigurisë kombëtare të Turqisë. Në këtë mënyrë u ndërprenë edhe sulmet ndaj qyteteve Rejhanllë dhe Kilis nga zona e Afrinit.

Me marrjen nën kontroll të zonave kufitare u parandaluan edhe tentativat e PKK/YPG-së për tu infiltruar në vend në malet Amanos. Siç dihet organizata separatiste terroriste PKK/YPG dërgonte në Hatay terroristët dhe armët duke e përdorur malin Amanos. Kështu që brenda kufijve të Turqisë janë konfiskuar një numër i madh i sistemeve të armatimit prodhim amerikan, të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë YPG-së. Mirëpo marrja nën kontroll të sigurisë kufitare nuk ishte e rëndësishme vetëm nga aspekti i sigurisë kombëtare të Turqisë, por në të njëjtën kohë nevojitej të shkatërrohen edhe mbizotërimi në terren dhe burimet financiare e njerëzore të PKK-së. Turqia me anë të operacioneve “Dega e Ullirit” dhe “Mburoja e Eufratit” vuri në pah se nuk do të lejojë formimin e një brezi të terrorit përgjatë kufijve të saj.

Zona e Afrinit është rrethuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”. Mirëpo Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane ende nuk e kanë filluar ndonjë sulm ndaj këtij qyteti. Militantët e YPG-së përpiqen të përdorin civilët si mburojë dhe pengojnë largimin e tyre nga qyteti. Kështu që në pamjet e marra me anë të dronëve të ushtrisë turke duket qartë pengimi i daljes së civilëve nga ana e militantëve të YPG-së. Civilët dëshirojnë të largohen nga Afrini dhe të strehohen në zonat e spastruara nga elementët terroriste nga Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtrisë së Lirë Siriane, por janë duke u penguar nga YPG/PKK-ja. Ndjeshmëria e Forcave të Armatosura të Turqisë dhe Ushtrisë së Lirë Siriane ndaj civilëve sipas të gjitha gjasave do të shkaktojë vonesa në fillimin e operacioneve ndaj qendrës së qytetit.

Ndërkohë që vazhdon operacioni “Dega e Ulllirit”, Turqia është duke bërë përgatitje për të hedhur hapa të reja për spastrimin e kufijve të saj jugor. Ajo në njërën anë zhvillon bisedime me ShBA-në në lidhje me Menbixhin që ndodhet në perëndim të lumit Eufrat, ndërsa në anën tjetër po zhvillon bisedime me qeverinë qendrore të Irakut në lidhje me elementët terroriste në Irak.

ShBA-ja i kishte premtuar Turqisë se pas marrjes së Menbixhit nga organizata terroriste DAESH së bashku me Forcat Demokratike të Sirisë të dominuar nga YPG-ja, këta të fundit do të tërhiqen në lindje të lumit Eufrat dhe se zona e Menbixhit do të kontrollohet nga arabët. Turqia e kishte pranuar këtë propozim të ShBA-së për të mundësuar spastrimin e kësaj zone nga DAESH-i. Kështu që zyrtarët e lartë amerikan pas përfundimit të operacionit të Menbixhit kishin deklaruar se YPG-ja është tërhequr nga kjo zonë. Mirëpo Turqia kishte deklaruar se këto deklarata nuk e pasqyrojnë të vërtetën. Këto pretendime të ShBA-së u vërtetuan edhe me sulmin e YPG-së ndaj Forcave të Armatosura të Turqisë dhe Ushtrisë së Lirë Siriane gjatë operacionit “Mburoja e Eufratit”. Turqia është e vendosur që pas operacionit “Dega e Ullirit” ta spastrojë edhe zonën e Menbixhit nga YPG-ja.

Pas qëndrimit të vendosur të Turqisë nga ShBA-ja u zhvilluan kontaktet në nivel të lartë dhe u vendos për tu formuar grupet e punës mes dy vendeve. Grupet e punës do të diskutojnë për mënyrat e mënjanimit të mospajtimeve mes ShBA-së dhe Turqisë dhe do të hedhin hapat e nevojshme për rritjen e bashkëpunimit. Ndërkaq nga aspekti i Menbixhit planifikohet që YPG-ja të largohet nga kjo zonë dhe të vendoset prania e përbashkët e trupave amerikane dhe turke. Sipas kësaj trupat amerikane dhe turke do të garantojnë sigurinë në Menbixh. Turqia dëshiron që deri në operacionit e mundshëm ndaj Menbixhit që planifikohet të ndërmerret pas operacionit “Dega e Ullirit”, me ShBA-në të arrin në marrëveshje dhe të gjejë një zgjidhje. Ndërkaq arritje në marrëveshje me Turqinë për gjetjen e zgjidhjes në Menbixh dhe spastrimi i zonës nga terroristët do të jetë më e mirë edhe nga aspekti i ShBA-së. Sepse Turqia është e vendosur për ta spastruar Menbixhin nga terrori me çdo kusht.

Ndërkaq në lidhje me elementët terroriste në Irak bëhet fjalë për një operacion të përbashkët me qeverinë qendrore të Irakut. Pritet që operacioni në Irak të zhvillohet pas zgjedhjeve. Pasi që Forcat e Armatosura Turke kanë aftësi për të luftuar në dy fronte të ndara në të njëjtën kohë, Turqia ka kapacitet për të ndërmarrë këtë operacion ende pa përfunduar operacioni “Dega e Ullirit”. Prania tradicionale e PKK-së në Irak ndodhet në linjën Duhok, Zagros dhe Kandil. Mirëpo PKK-ja duke përfituar nga dalja në skenë e DAESH-it ka zgjeruar fushën e dominimit dhe atë operative ashtu siç ndodhi edhe në Siri. Duke e vazhduar praninë e saj në zonën Sinxhar dhe malin Sinxhar të Irakut, PKK-ja në të njëjtën kohë këto zona i përdorë si një lidhje mes Irakut dhe Sirisë.

Me konceptin e ri të zhvilluar Turqia më nuk bën mbrojtje brenda kufijve të saj, por realizon operacione ushtarake matanë kufirit dhe spastron terrorin në burim. Pas spastrimit të zonave Xherablus, Dabëk dhe Al-Bab të Sirisë nga DAESH-i me operacionin “Mburoja e Eufratit” janë zvogëluar edhe sulmet e kësaj organizate terroriste në Turqi. Madje mund të themi se kanë marrë fund. Në mënyrë të njëjtë edhe pas operacionit “Dega e Ullirit” dhe pas spastrimit të zonave të Afrinit dhe Menbixhit nga militantët e YPG-së do të zvogëlohen edhe aktivitetet terroriste në Turqi. Në të vërtet Turqia me operacionet matanë kufirit nuk mbron nga kërcënimi i terrorit vetëm sigurinë e saj kombëtare, por edhe të vendeve fqinje dhe të gjithë botës.

*Ekspert i politikave të jashtme në Fondacionin për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), Ankara

The post Koment – Lufta e Turqisë kundër terrorit appeared first on Gazeta Impakt.

Check Also

Një shegë në ditë kundër infeksioneve të veshkave

Infeksionet në veshka dhe ato në rrugët urinare janë të përhapura ndjeshëm sidomos në periudhën …