Home / Troje Shqiptare / Kosova / Kisha Ortodokse Serbe ndryshon emrin, përfshin edhe Kosovën
Like faqes ne Facebook

Kisha Ortodokse Serbe ndryshon emrin, përfshin edhe Kosovën

Kishat Ortodokse Serbe do të ndryshojë emrin zyrtar të saj.

Sipas gazetës serbe, Vecernje Novosti, emri i ri do të jetë Kisha Ortodokose Serbe – Patriarkana e Pejës, duke përfshirë kështu edhe një hapësirë administrative kishtare në Kosovë.

Sipas artikullit që citohet nga B92 dhe ResPublica, zgjedhja e patriarkut do të bëhet me votim të fshehtë me 2/3 e votave të peshkopëve.

Kreu i ri i kishës do të quhet Kryepeshkop i Pejës, Mitropolit i Beogradit dhe Karlovcit dhe Patriark i Tokave Serbe dhe Bregdetare. 13 eparkitë do të transformohen në mitropoli ndërkohë që ndryshimet motivohen nga dëshira për “të fuqizuar lidhjet me qendrën e vet historike në Patriarkanën e Pejës, por gjithashtu edhe me Kosovën si pjesë më e rëndësishme e juridiksionit”.

Edhe zgjedhja e Patriarkut do të bëhet në Patriarkanën e Pejës ndonëse disa mundësi të tjera janë Beogradi dhe Karlovci.

Like faqes ne Facebook

Check Also

“Për djalin e Thaçit ish kon jeta, kur don edhe dimrin e bon verë”

Pavarësisht izolimit të të rinjëve nga Kosova të cilët nuk udhëtojnë dot në asnjë vend …