Home / Bota / ‘Këta kikirikë janë për ju’: Trump ekspozon armët amerikane të blera nga princi saudit për të bombarduar Jemenin (VIDEO)
Like faqes ne Facebook

‘Këta kikirikë janë për ju’: Trump ekspozon armët amerikane të blera nga princi saudit për të bombarduar Jemenin (VIDEO)

Presidenti i SHBA-së Donald Trump solli me vete gjatë një takimi me princin e kurorës Mohammad bin Salman të Arabisë Saudite, disa fotografi të armëve amerikane. Ai u mburr për miliardat e dollarëve që erdhën nga shitjet e armëve për mbretërinë e Arabisë Saudite.

Trump, gjatë takimit u tregoi gazetarëve shifrën prej 12.5 miliardë dollarësh të ardhura nga shitjet e fundit për Arabinë Saudite. Trump u mburr për të gjitha paratë që kontraktorët amerikanë të mbrojtjes do të marrin për produktet e tyre.

“Tre miliardë dollarë, 533 … milion dollarë, 525 … milion dollarë”, tha Trump teksa ekspozonte fotografitë. Pastaj iu drejtua princit të kurorës dhe tha: “Këta kikirikë janë për ju!” Sundimtari de facto i Arabisë Saudite shpërtheu në të qeshura.

Trump kritikoi paraardhësin e tij Barack Obamën për gjendjen e dobët të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite nën mandatin e tij. Ai vuri në dukje impaktin ekonomik me vende pune dhe shitje në Amerikë si rezultat i këtyre politikave.

Armët amerikane dhe format e tjera të ndihmave ushtarake i lejojnë Arabisë Saudite që të ushtrojë nje pushtet të fortë në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe ndërhyrjen e saj në Jemenin fqinj. Lufta katërvjeçare, për të cilën Princi i Kurorës Mohammad bin Salman është një përkrahës i fortë, ka rezultuar në mbi 10,000 vdekje civilësh në shtetin më të varfër arab. Ajo gjithashtu ka krijuar një nga katastrofat më të mëdha humanitare të dekadës.

Ndërsa Trump po e trajtonte me dinjitet personalitetin saudit duke i treguar fotot e armëve shkatërrimtare më të fundit, ligjvënësit amerikanë votuan me 55 vota kundrejt 44 votave për një ligj të propozuar, i cili i jep fund kontributit amerikan në luftën e Jemenit./rt/Gazeta Impakt

The post ‘Këta kikirikë janë për ju’: Trump ekspozon armët amerikane të blera nga princi saudit për të bombarduar Jemenin (VIDEO) appeared first on Gazeta Impakt.

Like faqes ne Facebook

Check Also

NJË THESAR PREJ THESAREVE TË XHENETIT

HADITHI: Ebu Musa el-Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i dërguari i …