Home / Lajme / Këshilltari i Behgjet Pacollit në listën e të paguarve nga Greqia

Këshilltari i Behgjet Pacollit në listën e të paguarve nga Greqia

Mediat greke kanë publikuar emrat e mediave dhe figurave të njohura në publikun shqiptar që kishin përfituar shuma të mëdha parash nga Greqia , të cilët u shërbenin interesave të ish-ministrit të jashtëm grek, Niko Kotzias.

Në këtë listë skandaloze figuron edhe emri i Mentor Nazarkos, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit, raporton Periskopi.

Një milion euro mësohet të jetë dëmi që ministria e Jashtme greke ka shkaktuar pas kontrollit të kryer. Këto çeqe janë firmosur nga Niko Kotzias tashmë i dorëhequr . Ndërkohë është publikuar edhe lista me gazetarë shqiptarë, pronarë portalesh, aktorë dhe politikanë të njohur./Periskopi/

Lista me emrat e tjerë që përfituan para:

Qamil Lirza, petagog në universitet ka përfituar gjithsej 63.000 Euro.

Olta Gixhari, aktore 12.000 Euro

Shpëtim Idrizi, kryetar i partisë Kryesore Çame në Shqipëri 340.000 Euro

Dashamir Tahiri, ish deputet i partisë së çamëve ka përfituar 25.000 Euro.

Eni Vasili, gazetare Tv, ka përfituar 20.000 Euro.

Mustafa Nano, gazetar Tv ka përfituar 30.000 Euro.

Artur Zheji, Kosta Braka, Henri Çili, Artan Hoxha , Alfred Çako, Ardit Gjebrea, Ervin Salianji, Mentor Nazarko, Noizy, Rudina Magjistari, Erion Veliaj, Anila Basha, Sonila Meço, dhe shumë të tjerë përbëjnë pjesën tjetër të parave prej 1 milion Euro të shpërndara dhe shpërdoruar me urdhër të ish ministrit Kotzias.

Check Also

Disa rregulla Islame të udhëtimit

Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar, salavatet e selamet qofshin mbi të dërguarin e Tij …