Home / Bota / Kërcënohet miliarderi George Soros, gjendet një pako me lëndë shpërthyese në shtëpinë e tij
Like faqes ne Facebook

Kërcënohet miliarderi George Soros, gjendet një pako me lëndë shpërthyese në shtëpinë e tij

Kërcënohet miliarderi George Soros. Një pako me lëndë shpërthyese është gjetur në shtëpinë e Soros në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pakoja me lëndë shpërthyese është gjetur në kutinë postare të manjatit.

“Një punonjës i rezidencës hapi pakon, duke zbuluar bombën shpërthyese”- tha një zyrtar i Departamentit të Policisë në Bedford për ‘New York Times’.

Pas mbërritjes së policisë është kryer shpërthim i kontrolluar i pakos. Mësohet se vetë George Soros nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja.

Soros është bërë një objektiv i shpeshtë për kritikat nga grupet e krahut të djathtë për mbështetjen që u jep kauzave liberale.

Like faqes ne Facebook

Check Also

Putin në Beograd, loja që Rusia po luan në Ballkan

Sido që të jetë situata në Rusi, vendi ku Presidenti Vladimir Putin do të jetë …