Home / Bota / Kalin për spekulimet e valutës: Ekonomia turke do të jetë edhe më e fuqishme

Kalin për spekulimet e valutës: Ekonomia turke do të jetë edhe më e fuqishme

Zëdhënësi i Presidencës se Turqise, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se institucionet përkatëse kanë hedhur hapat e nevojshme kundër rritjes së vlerës së valutës dhe nënvizoi që askush të mos marrë parasysh lajmet spekulative.

Kallën bëri një deklaratë në rrjetin social Twitter në lidhje me luhatjet në këmbimin valutor.

“Ministria e Thesarit dhe Financave, Banka Qendrore, Agjencia Rregullatore dhe Mbikëqyrëse e Sektorit Bankar (BDDK), Këshilli i Tregut të Kapitalit dhe institucionet e tjera përkatëse po hedhin hapat e nevojshme për stabilitetin financiar. Ekonomia e Turqisë është e fuqishme” shkroi zëdhënësi i presidencës.

Gjithashtu ai bëri të ditur se “ Askush nuk duhet t’u vërë veshin lajmeve spekulative dhe luhatjeve. Turqia do të dalë nga ky proces edhe më e fuqishme”./ trt

Check Also

Çfarë fsheh admirimi i Zukerbergut për perandorin August?

Njerëzve me shumë pushtet u pëlqen të adhurojnë një figurë historike. U pëlqen të kenë …