Home / Bota / Jordania anulon dy anekse të Marrëveshjes së Paqes me Izraelin
Like faqes ne Facebook

Jordania anulon dy anekse të Marrëveshjes së Paqes me Izraelin

Mbreti i Jordanisë Abdullah II sot ka anuluar dy anekse të Marrëveshjes së Paqes të nënshkruar mes Jordanisë dhe Izraelit në vitin 1994, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Baqoura dhe Ghumar janë në krye të listës sonë të prioriteteve”, ka thënë Mbreti Abdullah II në Twitter.

Ai sqaroi se me vendimin për anulimin e dy anekseve të Marrëveshjes së Paqes dëshiron t’i kthejë dy rajonet Baqoura dhe Ghumar nën kontrollin e Jordanisë.

Kjo ka të bëjë me aneksin që Jordania ia ka lejuar Izraelit kontrollin e përkohshëm të rajonit.

Jordania pritet të vendos të enjten kontrollin ndaj Baqoura dhe Ghumar.

Dekreti i mbretit u shoqërua me protesta masive ku jordanezët kërkonin kthimin e kontrollit të rajoneve në fjalë duke kërcënuar me trazira në rast se qeveria zgjat huazimin e rajonit tek Izraeli.

Burimi: AA

Like faqes ne Facebook

Check Also

Për shëndet të mirë – Arsyet pse duhet të hani ullinj çdo ditë…

Ullinjtë klasifikohen fruta me bërthamë të të njëjtës familje botanike me qershitë dhe pjeshkët. Ullinjtë …