Home / Feja / Ja si haxhi i ndryshoi jetën artistes malajziane dhe e shndërroi atë në një udhëtare të përhershme

Ja si haxhi i ndryshoi jetën artistes malajziane dhe e shndërroi atë në një udhëtare të përhershme

Shumë nga ne mund ta njohin Mizz Nina si një ish artiste nga Malajzia. Tashmë ajo është një sipërmarrëse dhe një udhëtare e palodhshme. Sipas saj Haxhi i ka ndyshuar totalisht jetën. Mësoni më tepër për udhëtimin e saj më të rëndësishëm, pasi me siguri ka për t’ju frymëzuar!

A mund të na tregosh si fillim se çfarë të shtyu të ndërmerrje këtë udhëtim jetësor?

Shumë gjëra më frymëzuan dhe motivuan të ndërmarr këtë drejtim të ri në jetën time dhe e gjitha nisi me një tragjedi, e cila më bëri të mendoj se jeta është vërtetë e shkurtër dhe se vdekja mund të vijë në çdo moment. Pasi u martova me Noh, në vitin 2013 morëm një ftesë për të shkuar në haxh bashkë me mamanë time dhe që atëherë jeta ndryshoi përfundimisht. Isha e vendosur të rikthehesha në Kuala Lumpur si një tjetër person. Çfarë më frymëzoi mua? Kënaqësia e Zotit, frika ndaj Tij dhe malli për xhennet.

A mund të na tregosh ndonjë eksperiencë që të ndryshoi jetën?

Siç e përmenda më lartë, Haxhi ka qenë udhëtimi i jetës time. Ditën e Arafatit, kur pash mijëra vetë apo dhe miliona, të gjithë besimtarë të devotshëm dhe të gjithë në ihram, u mrekullova si kurrë ndonjë herë dhe ai moment ka lënë shumë mbresa tek unë. Vetëm të imagjinosh faktin se me miliona engjëj janë të gatshëm për të pritur duatë e ayre që luten e për t’i dërguar drejt qiellit është një ndjesi që të lë pa frymë. Për herë të parë në jetën time kuptova se çdo të thotë pendim . Nuk do ta harroj kurrë atë ditë.

Çfarë të shtyu të ndërthurësh davetin me udhëtimin dhe kjo natyra jote për t’u shfaqur si “udhëtare e përhershme” apo “daviste përtej kufinjve?”

Mendoj se në islam është e rëndësishme të shikosh bukuritë që na rrethojnë për të kuptuar madhështinë e Zotit. Nga ana tjetër me projektet “Një Udhëtar i Përhershëm”; “Përtej Përkthimit” dhe “Ec në gjurmët e tij”, kemi synuar të nxisim udhëtimin si një mënyrë adhurimi gjë për të cilën jemi këshilluar edhe në Kuran, se jemi të gjithë njerëz të kësaj toke pa dallime gjeografike dhe se dituria duhet marrë në çdo etapë të jetës, e nuk kufizohet në vend e në kohë. Si rrjedhojë, udhëtimi është pjesë e rëndësishme e këtij procesi.

Udhëtimi gjithashtu na kujton se të gjithë jemi udhëtarë në këtë botë dhe se kemi ndaluar këtu vetëm për një pushim të shkurtër e se rrugëtimi ynë vazhdon.

Cili është elementi më i rëndësishëm për ty gjatë udhëtimit?

Elementët më të rëndësishme janë që të sigurohemi se po ushqehemi me ushqim hallall, falja në kohë, vizita e xhamive për çdo vakt dhe normalisht pastaj shëtitja e mjaftueshme dhe pak pazar.

Përse mendoni se të udhëtuarit është i rëndësishëm për muslimanët, sidomos në kohët e sotme?

Sepse udhëtimi të ndihmon të hapesh ndaj botës. Sipas studimeve që kam lexuar edhe fëmijët nëse mësohen me udhëtime kanë tendencën të jenë më të hapur ndaj ndryshimeve, më tolerantë dhe më paqësor. Dhe nuk ka ndonjë rregull që thotë “sa më të rinjë aq më mirë”. Jo! Përkundrazi, në çdo moshë njeriu mund të udhëtojë dhe të përfitojë nga kjo.

Cilat janë tre destinacionet e tua të preferuara?

Vetëm 3: Mekë, Medine dhe Cape Town.

Cilat janë gjërat që duhen marrë patjetër në një udhëtim?

Sipas udhëtimit duhen edhe rrobat, mjetet dhe materialet e duhura. Mirëpo, në një udhëtim nuk duhet të mungojë një celular i mirë apo tablet me aplikacionin e kohovë të namazit sipas destinacionit, libri i duave si dhe një libër i mirë për të lexuar.

Cila është fotografia jote e preferuar?

Ajo fotoja ime në Petra (Jordani) përballë piramidave.

Dhe si përfundim çfarë këshille do i jepje njërëzve që duan të ndërmarrin një udhëtim si turistë dhe jo thjeshtë si vizitorë?

Kur udhëtoni mos harroni kurrë të vizitoni xhamitë e vendit ku shkoni, pasi mund të jetë një rast i mirë për të takuar muslimanë të tjerë vendas. Mos harroni të bëni ndonjë vepër bamirësie si përshembull të vizitoni jetimoret, të ushqeni të pastrehët dhe çfarëdo lloj aktiviteti vullnetar, pasi kjo e bën udhëtimin tuaj akoma më të dobishëm dhe do të mbetet një kujtim i mirë. Më besoni, keni për ta parë ndryshimin tek vetja!

©Muslimania.al

Check Also

Ikrime Sabri: “Marrëveshja e Shekullit” e Presidentit Trump është një komplot

Kreu i Delegacionit të Lartë Islamik i Jerusalemit dhe ligjëruesi i Xhamisë Al-Aksa, Ikrime Sabri …